Albanski_jazik_8_osmani

Page 158

MËNYRA HABITORE DHE KOHËT E SAJ Lexoni tekstin e mëposhtëm dhe gjeni foljet. Në ç’mënyrë janë ato? Analizoni foljet e shkruara me shkronjë të zeza? Krahasojini me foljet e tjera? Toni u ngrit në mëngjes si zakonisht, hapi dritaren dhe vështroi jashtë: një shtresë e bardhë kishte mbuluar gjithçka. Zgjati kokën përjashta dhe pa me vëmendje. “Paska rënë borë”, - tha me vete dhe i thirri të vëllait: - Ilir zgjohu shpejt dhe eja shih, sa qenka mbuluar gjithçka me borë. Do të lozim me topa bore sot. Pa mbaruar mirë këto fjalë, Iliri u dha tek dritarja. - Ua, sa shumë që paska rënë! - ia bëri Iliri, në fillim, pa e parë mirë, pastaj duke fërkuar sytë përgjumësh, shikoi më mirë dhe plot gëzim tha: - Pse nuk thua, mor Toni, sonte qenka bërë kiameti, paska rënë një pëllëmbë bore e më shumë. Foljet në mënyrën habitore shprehin një veprim të papritur që është kryer në të shkuarën ose që kryhet në çastin kur flasim. Habitorja përdoret për të shprehur dyshim, mospajtim a ironi ndaj një pohimi të një tjetri. Habitorja ka katër kohë: kohën e tashme, të pakryerën, të kryerën dhe më se të kryerën.

160

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.