Albanski_jazik_8_osmani

Page 131

PËRDORIMI I DREJTË I NYJAVE Nyjat e përparme te përcaktorët emra Lexoni fjalitë e mëposhtme dhe vëreni trajtën e nyjës së përparme. Albana është nxënëse e klasës së tetë. Ajo mban një bluzë të bukur. Kur e vesh bluzën e kuqe, duket edhe më e bukur. Ia dhashë librin një shoku të fëmijërisë. Emrat e rasës gjinore shkruhen me nyjë të kur ndodhen pas një emri mashkullor në gjinore, dhanore, rrjedhore të shquar dhe së, kur ndodhen pas një emri femëror në gjinore, dhanore, rrjedhore të shquar: Zyra e kryetarit të bashkësisë lokale të fshatit ndodhet afër shkollës. U kremtua Përvjetori i shpalljes së pavarësisë. Kur një emër femëror në gjinore njëjës përcaktohet nga dy e më shumë emra të bashkërenditur në rasën gjinore, emri i dytë përcaktues e të tjerët pas tij marrin nyjën të e jo së, p.sh.: Në shkollat e mesme mësohet historia e Kohës së vjetër, të Mesme e të Re. Sjellja e vajzës së urtë, të zellshme dhe të shkathët na mahniti shumë. Po kështu veprohet kur kemi dy e më shumë mbiemra të nyjshëm ose numërorë rreshtorë. Kam mjaltë të cilësisë së parë, të dytë e të tretë. Kur dy emra në rasën gjinore përcaktojnë një emër të gjinisë mashkullore në rasën emërore përdoret nyja i dhe jo e, p.sh.: Libri i gjuhës i klasës së tetë doli nga shtypi. U caktua rendi i ditës i mbledhjes. Por, kur përcaktojnë një emër të gjinisë femërore përdoret nyja e. Fjala e nderit e shqiptarit, stina e verës e këtij viti etj. Kini kujdes! Kur një emër në rasën gjinore përcakton jo një emër, por gjithë grupin emëror përdoret nyja e: Akademia e Shkencave e Maqedonisë dhe jo 133

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.