Albanski_jazik_8_osmani

Page 128

Kur takohen shkronjat l dhe r si dhe r me rr shkruhet vetëm ll ose rr. P.sh.: përreth, dembellëk, hamallëk.

Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj Lexoni me vëmendje vargjet e këngës popullore dhe dalloni grupet e bashkëtingëlloreve. Në mëngjes pa zbardhur drita dëgjova një zë u ngrita..... - Më beso moj grykëzënë ta dish ç`më ka gjetur mbrëmë mu shkulnë dhentë e mu trembnë gjesdisa malin me këmbë..... Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj shkruhen gjithmonë të plota si në fillim, ashtu e në trup dhe në fund të fjalës,p. sh.: mb: mbaj, mbesë, mbjell, mbush, mbeten; i ëmbël, këmbë, kumbull, thembër; gjemb, humb, krimb, plumb, shkëmb, shkrumb, thumb etj; nd: ndaj, ndej, ndërmarrje, ndriçoj; andej, këndoj, prandaj, përmendesh; fund, kuvend,, mend, vend, përmend, shkund etj; ng: ngacmoj, ngarkesë, ngel, ngroh; brengë, këngë, kungull, mëngë, shtëllungë, tingull etj.; bung, cung, trung, peng, shmang etj. .

Ushtrime Shkruani nga dy fjalë që të kenë grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj. U vini fjalëve të mëposhtme njërën nga bashkëtingëlloret s, sh, z, zh, dhe thoni cilat nga këto janë antonime: vendos, qetësoj, fryj, armatos, lodhen, dukem, përdorim, dredh, paguaj, këput, këmbej, prish, lirim, bllokoj, orientoj, rregullim, thur. Gjeni nga dy fjalë që janë formuar me ndihmën e parashtesave sh, zh, ç dhe krijoni me to nga një fjali. (Përdorni “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”).

130

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.