Albanski_jazik_8_osmani

Page 105

PRIAMI I LUTET AKILIT Kur hyri Priami Brenda nё çadёr, Akilin e gjeti ndenjur. Antomedonti dhe Alkini qёndronin nё kёmbё pёr t’i shёrbyer. Akili sapo kishte mbaruar sё ngrёni e sё piri, por sofra nuk ishte çuar ende. Askush prej tyre nuk vuri re, kur Priami hyri brenda dhe i pushtoi gjunjёt me krahёt e tij tё pafuqishёm. Sё pari Priami i puthi duart gjakatare Akilit, ato duar qё i kishin vrarё aq djem dhe ia kishin lёnduar shpirtin. Akili dhe shokёt pёrreth, kur panё aty Priam hyjnorin, shikuan tё çuditur njёri-tjetrin nё sy. Pa e mbledhur ende nga kjo e papritur, Priami iu drejtua Akilit: - Baba ke dhe ti, O Akil, pinjoll i Zeusit. Ai ёshtё plak si unё nё buzё tё varrit. Ndoshta dhe atij i bien nё qafё dhe s’ka njeri qё t’i dalё zot, se edhe ti nuk i je pranё. Po unё i mjeri qё pata gjithё ata djem dhe nuk di nё mё mbeti ndonjё gjallё. Kur erdhёn danajt kisha pesёdhjetё djem kreshnikё, por shumё prej tyre m’i vrau mizori Ares. Vetёm njёri prej tyre i dilte zot qytetit dhe tё gjithёve, trimi i dheut, Hektori, biri im, ai qё ti e vrave tek mbronte Trojёn. Kam ardhur kёtu tek anija, pёr t’u lutur ty me dhurata tё çmuara. Dёgjoi hyjnitё, o Akil Pelidi, babё ke dhe ti, por kij mёshirё pёr mua, mbasi unё jam mё i mjerё se ai. Unё afrova buzёt tek duart gjakatare, qё mё vranё djemtё. Akili u shkreh nё vaj. Pamja e Priamit i solli mall pёr tё atin, ia mori plakut duart, qё ia kishte mbi gjunjё. Priamit i shkonin lotёt rrёke pёr kryetrimin Hektor. Dhe Akili herё vajtonte tё atin dhe herё Patroklin. Çadra e tij gjёmonte nga vajtimi i tё dyve. Pasi u shkreh mirё nё lotё, Akili iu afrua Priamit, i preku flokёt dhe mjekrёn borё tё bardhё dhe me fjalё tё ёmbla, i foli. - O i shkreti ti pёr gjithё tё zezat qё tё hoqi zemra. Po si vallё vrapove tё vish kёtu fill i vetёm? Paske me tё vёrtetё zemёr prej çeliku. Eja, ulu mbi kёtё fron, se kёshtu kanё vendosur hyjnitё, mjaft me lotё. Nё portё tё Olimpit ndodhen dy amfora tё mёdha, njёra e mbushur me tё mira e tjetra me tё liga. Por Zeusi i pёrzien amforat dhe kёshtu na qёlloi herё me tё mira dhe herё me tё liga… Tim atё, Peleun, ditёn qё lindi, hyjnitё e mbuluan me dhurata dhe e bёnё tё lumtur e tё pasur. Ai vёrtet ishte vdekatar, por pёr nuse i dhanё hyjneshёn Tetis. Por as ai nuk ёshtё i lumtur, se s’po e sheh qё i biri tё gёzojё pasurinё. Dhe unё qёndroj larg atdheut tim pёr tё keqen tёnde dhe tё trojanёve tё tjerё, o plak. Edhe ti ke qenё me nam pёr pasurinё dhe djemtё e tu 107

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.