Gjuha shqipe dhe leximi

Page 79

KOMENTOJMË

Cilin e përfaqëson gjinkalla ? Cilin e përfaqëson miza e dheut ? Cila fjalë e urtë popullore i përshtatet kësaj fabule ( rretho të saktën ) 1. Kush nuk punon në rini nuk ka paq në pleqëri. 2. Për çdo gjë që ke dëshirë mos pandeh se është e mirë. 3. Punëtori gjen nderë, përtonjësi është i mjerë.

TË MBAJMË MEND

Fabula ( përallëza ) është formë letrare më e lashtë epike. Fabulisti më i njohur është Ezopi. Fabula është tregim alegorik në vargje dhe në prozë, me karakter moral e edukativ. Fabula thumbon,kritikon, përqesh veset negative të njeriut dhe shoqërisë përmes kafshëve, shpendëve etj. Kafsha në fabulë personifikon njeriun që ngjason me karakterin e saj, p.sh: qengji përfaqëson njeriun e butë,naiv;ujku njeriun agresiv dhe grabitqar;dhelpra dinakun etj. Në letërsinë shqiptare fabula kanë shkruar Naimi,Çajupi etj. Fjalë të urta për punën 1.”Me punë fiton,pa punë në dëm shkon” 2.”Mos e lër punën për pastaj,çdo kohë ka punën e saj” 3.”Punonjësi është i mjerë,punëtorin e gjen në derë” 4.”Njeriu që vetëm për vete punon është si një dru që pemë s’lëshon”.

79


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.