Gjuha shqipe dhe leximi

Page 66

DËLLiNJA E SKËDËRBEUT Abdylazis Islami

Të lex

ojmë

Abdylazis Islami lindi më 29 korrik 1930 në fshatin Gajre të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Vdiq më 16 gusht 2005 në Tetovë. Ka shkruar këto vepra : ,, Feniks” poezi për të rritur , 2001, Tetovë, ,, Shira dhe Vërshime” roman për të vegjël e të tjera.

Fusha e Pollogut shumë herë ishte larë me gjak, kështu që kudo që ta ngulje shtizën e nxirrje të kuqe si gjaku. Por kësaj here lufta kishte qënë shumë e rreptë, si asnjëherë tjetër. Qenë thyer shumë shtiza, qenë hedhur shumë mizdraqe dhe patën vërshëllyer shumë shigjeta. Zhurmërima e shpatave paska qenë shumë e tmerrshme, paskan nxjerrë xixa nga fërkimi e paskan rënë shumë viktima. Ushtria e Skënderbeut kësaj radhe kishte qenë e ngjeshur edhe me radhët e fshatarëve të rinjë të Pollogut. Paskan marrë pjesë mandej edhe vajzat, u paskan dhënë ujë luftëtarëve dhe ua paskan lidhur plagët me fasha të përgaditura që më parë. Edhe kësaj here osmanët pësuan disfatë. Në arenën e luftës mbetën shumë ushtarë të vrarë e të plagosur për vdekje. Shumë kuaj qenë shpërndarë nga harlisja, nga tmerri i luftës, nuk paskan ditur ç’të bënin dhe qenkan strehuar ku paskan arritur nëpër oborret e fshatarëve të Pollogut: paskan tërfëlluar dhe paskan rrëmihur dheun nga pikëllimi i thellë për humbjen e kalorësve. Hingëllima e tyre i paska përngjarë vajit. Skëndërbeu, me ushtrinë e vetë triumfalisht iu ngjit Malit të Thatë- në mes dy fshatrave të mëdha. Në një rrafshëlartë e lidhi kalin për një dëllinjë të lartë nja tri metra e gjysmë, me një kurorë gjysmë harkore të kthyer nga jugu, e tha: ,,Kam dëgjuar se dëllinja jeton shumë, prandaj le të mos mbetet anonime, le ta ketë historinë e vetë si luftëtarët e kësaj ane. Me siguri do ta mbajnë mend fshatarët e këtij vendi duke bartur brez pas brezi nëpër shekuj me rrëfejzat e tyre..” - Po, o i madhi Skëndërbe, do ta përmendim, do ta thërrasim “Dëllinja e Skëndërbeut”, - tha një luftëtarë i kësaj ane, i cili u çua në këmbë e bërtiti: “Rroftë Skëndërbeu!” - Rroftë sa malet legjendare të Sharrit! - brohoritën të tjerët, pasi u çua në këmbë, sepse udhëheqësin e tyre, Skëndërbeun, e donin shumë. - O të dashurit e mi, s’ka ç’bën Skëndërbeu, po s’ju pati juve të besës e trima siç jeni. Pa shihni si venë ushtarët osmanë grykës së Dërvenit: të thyer e të tutluar, si vala më valë, vetëm se ju triumfuat mbi ta. Po të mos ishit ju, ç’bëja unë vet? - u tha Skëndërbeu, i cili qëndronte madhështorë me atë përkrenare e me atë parzmore në të cilën qe gravuar shqiponja dykrerëshe. Prej kolikut shihej rruga nëpër të cilën tërhiqeshin ushtarët osman të thyer keqas. Ushtarët e Skëndërbeut morën urdhër të uleshin, të drekonin afër Dëllinjës së

66


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.