Gjuha shqipe dhe leximi

Page 124

IDEJA MBI ARTIN FILMIK Para se të vijë ora e mësimit,ku nxënësit duhet të njihen me artin e filmit, arsimtari lajmëron nxënësit të ndjekin një film edukativ,shkencor ose fantastik dhe të mbajnë një shënim të vogël për atë që shohin. Për çka duhet të kenë kujdes gjatë ndjekjes: - emri i filmit - tema e filmit - personazhet pozitive - personazhet negative - mesazhi i atij filmi Kurse në orën e mësimit që do të vijojë nxënësit do të njihen me artin filmik dhe komponentët që e përbëjnë atë. Pasi te diskutohet filmit të shikuar fillon shpjegimi si vijon. -Filmi është art që shprehet me anë të fotografisë së gjallë të shoqëruar prej fjalës. -Filmi është fryt i punës kolektive ku marrin pjesë një grup i madh njerëzish,aktorësh,punëtorë teknik,ekipi realizues i filmit, etj. -Ekipin kryesor të filmit e përbëjnë: - regjisori - skenaristi - aktorët (artistët) - operator filmi etj. - filmi i gjatë zgjat gati 2 orë dhe në të ka 2500 m/ shirit -Llojet e filmit janë: - filmi arstistik - filmi dokumentar, - filmi vizatimor, - film kukullash etj.

Sipas tematikës filmi artistik mund të jetë: historik, kriminalistik, komik ,dramatik, shkencor, luftarak, horror etj. Për këtë temë nxënësit kanë njohuri, prandaj mund të zhvillohet një diskutim në klasë.

124


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.