Gjuha shqipe

Page 83

Përralla dhe histori të vërteta

Studiojmë tekstin

Kuptimi 1. Çfarë porosish i dhanë djalit nëna dhe vasha e zemrës? 2. Çfarë bëri djali? 3. Pse kuçedra e liroi djalin? 4. Cilat ishin bisedat që bëri djali me nënën dhe me vashën? 5. Pse u gëzua kuçedra? 6. Cila ishte vasha që mundi kuçedrën? 7. Ritregojeni bukur përrallën. Mundohuni ta mësoni mirë që të mos e harroni asnjëherë.

Interpretimi 8. Si e shpreh djali dashurinë e madhe që ka për vashën? Ku duket kjo në tekst? 9. Të japësh besën do të thotë të premtosh, të japësh fjalën dhe ta mbash atë. Për besën ka shumë krijime popullore. Besa ka qenë shumë e rëndësishme në jetën e shqiptarit. Të shkelësh besën do të thotë të mbulohesh me turp përjetë. Mbajtja e besës është nderi, kuptimi i jetës, qoftë edhe sikur të paguhet me vdekje. · Ku duket në këtë përrallë kjo gjë? 10. A e meritoi djali lumturinë? Pse:  u frikësua,  u tregua trim,  e mbajti besën,  nuk e dëgjoi vashën e zemrës,  ishte shumë i dashur? 11. A ju pëlqejnë përrallat? Pse? ju nxisin fantazinë ju bëjnë të ëndërroni Plotësoni të tjera në fletore.

Gjuha 12. Me ç’figura letrare përshkruhet kuçedra: ♦ sa u ngjit lart, u lëkund dheu me gjithë gurë e drurë, ♦me sy si pishtarë të ndezur, ♦me gojën sa një shpellë, ♦me flatra si krahët e lakuriqit të natës, ♦përpoqi bishtin dhe bëri tërmet.

13. Në kontrast me kuçedrën përshkruhet vasha. ♦vajza i hipi një kali të bardhë, ♦dukej si e veshur me dritë, ♦bija e hënës dhe e diellit. · Si i kuptoni këto shprehje? 14. Vasha dhe kuçedra simbolizojnë: e mira e keqja lumturia bukuria vdekja jeta dashuria shkretia

vasha

kuçedra

Plotësoni me + ose - . 15. Ka disa shprehje që janë karakteristike për përrallat. Shkruani disa prej tyre: Ishte një nënë. Kishte një djalë. Moj kuçedër stërkuçedër ________________________ ________________________ ________________________

Detyrë Tregojuani bukur përrallën motrave ose vëllezërve tuaj më të vegjël. Vini re se si do të reagojnë ata, çfarë pyetjesh do t’ju bëjnë dhe si do të përgjigjeni ju. Bisedoni për këto gjëra në klasë. Të dish të tregosh bukur përralla është një meritë e veçantë. Nëse do ta zotëroni këtë aftësi, keni për të parë se të vegjlit do t’ju duan më shumë.

83


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.