Gjuha shqipe

Page 80

Mitrush Kuteli Kjo përrallë shqiptare, e përshtatur me shumë mjeshtëri nga shkrimtari M. Kuteli, është marrë nga vëllimi “Tregime të moçme shqiptare”. përgjërat-ë-a - admirim kuçed-ër-a - figurë e përrallave popullore, gjarpër me shtatë a dymbëdhjetë kokë që hante njerëz etj.

80 shtiz-ë-a - heshtë, armë gjahu grahm-ë-a - fryma e fundit para vdekjes

Të lexuarit

E bija e hënës dhe e diellit

Ishte një nënë. Kishte një djalë. Të vetëm e kishte. E donte me përgjëratë. Djali donte të dilte për gjah. Nëna e porositi: “Bir, o bir! Gjithë maleve të gjuash, veç në mal të kuçedrës mos gjuaj. Se kuçedra është shumë e keqe, bir. Të ha, të përpin. Atje kanë shkuar shumë trima e nuk janë kthyer prapë”. Djali nuk e dëgjoi nënën, po dëgjoi vashën e zemrës. Vasha i tha: “Trim, në më do mua, në asnjë mal të mos gjuash, vetëm në mal të kuçedrës të gjuash”. Trimi e donte shumë vashën e bukur e nuk ia shkelte kurrë fjalën. Pra, u ngrit e shkoi të gjuante në mal të kuçedrës. Sapo u ngjit lart, zuri të lëkundet dheu me gjithë gurë e drurë. Djalit i doli përpara kuçedra e madhe me shtatë krerë e shtatë brirë, me sy si pishtarë të ndezur, me gojën sa një shpellë, me flatra në kurriz, si krahët e lakuriqit të natës, po shumë të mëdha. Nxirrte tym e flakë të verdhë nga goja. Kjo flakë digjte e përvëlonte barin, lulet e shkurret. Përpoqi tri herë bishtin dhe u bë tërmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetën në hark. Shigjeta u nis, fërshëlleu, po nuk i bëri asgjë kuçedrës. I ra me shtizë, po as shtiza nuk i bëri gjë. Nxori shpatën, po kuçedra lëshoi një grahmë kaq të fortë, sa djalit i ra shpata nga dora. Kështu trimi mbeti përballë kuçedrës pa shigjeta, pa shtizë, pa shpatë. - Tani unë do të të ha, o djalë, se ti shkele malin tim. Nuk ke dëgjuar ti se ai që shkel këtë mal nuk mbetet i gjallë? Këtu kanë ardhur shumë trima të tjerë përpara teje e të gjithë i kam ngrënë. Edhe ty do të të ha. Bëhu gati! - Moj kuçedër stërkuçedër, unë e shoh se ti do të më hash. Me të vërtetë qenke shumë e fortë. Të lutem vetëm për një gjë: më lër të shkoj gjer në shtëpi që t’i kërkoj nënës uratën e vdekjes. Pastaj do të kthehem këtu që të më hash. - Ç’do të më japësh ti mua që të të lë të shkosh? - Do të të jap besën time. - Mirë, nëma besën e shko. Djali i dha besën kuçedrës, zbriti malin, shkoi drejt në shtëpi e i tha nënës.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.