Gjuha shqipe

Page 24

Të lexuarit

Ndahuni në tri grupe. Zgjidhni për të ritreguar: një ngjarje që keni lexuar; një ngjarje që keni dëgjuar; një ngjarje që keni parë. Veproni në këtë mënyrë: a. Përgjigjjuni pyetjeve: Ku dhe kur zhvillohen ngjarjet e tregimit? Cilat janë personazhet kryesore? Cilat janë personazhet ndihmëse apo ato që përmenden? Çka problemi kanë ato? Pse e kanë atë problem? Si zgjidhet problemi i tyre? b. Kujdes, ka disa rregulla për të treguar qartë dhe bukur:

• Flisni qartë dhe mos tregoni hollësira të panevojshme, sepse të tjerët do të mërziten dhe nuk do t’ju dëgjojnë. • Flisni duke vënë në lëvizje jo vetëm mendimet tuaja, por edhe ndjesitë tuaja për ta bërë ritregimin sa më tërheqës. Mund të përdorni dhe gjestet, por mos e teproni, sepse do t’u shmangni vëmendjen dëgjuesve nga ngjarja që po tregoni. • Ngjarjen që po tregoni mund ta zbukuroni, por jo ta shtrembëroni vërtetësinë e saj, me qëllim që të bëheni i besueshëm. 24

Ushtrohuni me shkrim Shumë nga rregullat e mësipërme të ritregimit me gojë, vlejnë edhe për atë me shkrim. Vetëm se në të shkruar duhet të jeni të kujdesshëm, t’i shkruani fjalitë drejt, saktë, pa shumë ngarkesa fjalësh dhe paragrafët të lidhen natyrshëm me njëri-tjetrin. Ndahuni përsëri në tri grupe dhe secili të shkruajë ritregimin e përmbajtjes të: ngjarjes së dëgjuar, ngjarjes së lexuar, ngjarjes së parë në ekran. Në fund do të vini re se keni krijuar një tekst tjetër. Vini re ndryshimet: në përmbajtje, në strukturë, në mesazh. Ky tekst i ri ju bën autorë të tij.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.