Gjuha shqipe

Page 201

Njohuri Gjuhësore

Forma veprore dhe joveprore e foljes

Ajo po ngroh gjellën. Ajo po ngrohet në diell.

Në fjalitë e mësipërme të dyja foljet ngroh dhe ngrohet janë në vetën e tretë njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore. Por folja ngroh është në formën veprore, ndërsa folja ngrohet është në formën joveprore. Foljet në gjuhën shqipe mund të dalin në formën veprore dhe në formën joveprore. veprore laj lava kam larë

joveprore lahem u lava jam larë

veprore

pres preva kam prerë

joveprore pritem u preva jam prerë

veprore

dua desha kam dashur

joveprore

duhem u desha jam dashur

Format joveprore të foljes ndërtohen me tri mjete: • me anë të mbaresave • me anë të pjesëzës u • me anë të foljes ndihmëse jam.

Forma joveprore

me mbaresa

me pjesëzën u

me foljen ndihmëse jam

1. Format foljore joveprore të ndërtuara me mbaresa Forma joveprore me mbaresa del: • në kohën e tashme dhe të pakryer të mënyrës dëftore e lidhore: pranohem, kapej, të shihemi, të takoheshim, • në kohën e ardhme të mënyrës dëftore dhe në kohën e tashme të mënyrës kushtore: do të vonohem, do të nisesha etj.

201


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.