Gjuha shqipe

Page 73

si guri që hidhet me llastik, ra në midis të gjirit. Unë i rashë me krye buzës së çeliktë dhe u alivanosa. Çka ndodhi atë natë, si mundi të shpëtojë lundra prej këtij gjiri të tmerrshëm dhe si mbetëm gjallë të tre, nuk do të dija të them. Kur erdha në vete, pashë veten të shtrirë në një kasollë të ujdhesës Lofoden. Shokët gjendeshin pranë meje. Çka ndodhi me “Nautiliusin”? A shpëtoi prej melstromit? A do të jetë gjallë kapiteni Nemo? Kurrgjë nuk di. Megjithatë, besoj se nëndetësja do të ketë mundur të dalë nga gjiri në të cilin kishin gjetur vdekjen të gjitha anijet. (Nga vepra: “20.000 mila nën det”) Zhyl Vern

Fjalë dhe shprehje ekuipazh-i – tërësia e njerëzve që shërbejnë në një anije ose aeroplan fugoj – iki me vrap milë-a – njësi mase për distancë prej njëmijë hapash dhe është afro një kilometër e gjysmë sodis – rri e shikoj me vërejtje, vë re fantazmë – hije që na përngjan në dikë përgjoj – rri fshehur e dëgjoj fjalët që thonë të tjerët rrëpinë-a – vend shumë i pjerët vidhë-a – burmë

Bisedë rreth tekstit Bisedoni në klasë mbi këtë ndodhi të tmerrshme për marinarët e nëndetëses “Natiliusi” dhe gjeni momentet më të prekshme në të. Thoni si e vlerësoni qëndrimin e tyre që vendosën të ikin dhe t’i lënë shokët në valët e tmerrshme të detit.

Detyrë Për të kuptuar më mirë qëndrimin e këtyre shokëve dhe fatin e mëtejmë të ‘Natiliusit”, lexoni romanin e Zhyl Vernit “20.000 mila nën det”. Romani fantastiko-shkencor Romani fantastik quhet ai roman që përshkruan gjëra fantastike, por që aty-këtu kanë ndonjë pikë takimi me realitetin. Temat e këtij romani merren nga zbulimet dhe shpikjet teknike. Romane të tilla ka shkruar Zhyl Verni dhe shumë të tjerë

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VII

79


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.