Gjuha shqipe

Page 63

Bisedë rreth tekstit Ç’veçori dalloi Leopoldi tek i biri dhe ç’bëri për zhvillimin e tyre? Ç’mësim na përcjell veprimi i tij? Si i kuptoni shprehjet: “ishte kërkues ndaj vetes”, “pickimi e nxori nga gjendja e hutimit”, “pranë pianos e ndjente veten si në shtëpinë e vet”, “parketi ia punoi”, “indiferent ndaj shkëlqimit të jashtëm”?

Shpjegoni me fjalët tuaja! Si e jep autori portretin moral e fizik të Moxartit? Cilat janë mbresat kryesore që lë te ju ky gjeni i muzikës? Gjeni krahasimet, tregoni si janë ndërtuar dhe përse shërbejnë. Ç’farë ju pëlqen më shumë: muzika, piktura apo poezia dhe pse? Keni në klasë nxënës(e) që ka prirje në muzikë, poezi apo pikturë? Tregoni ç’bëhet në shkollën tuaj me talentet e reja.

Detyrë Nëse njihni ndonjë artist shqiptar me famë botërore, tregoni në klasë për jetën dhe veprën e tij.

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VII

69


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.