Gjuha shqipe

Page 25

GJENIU I ANIJES Vështroni si shklet sipër valash e tundet anije më nge Me krisma e me prush stërkalash, mbi të shkreptiu një rrufe... Ti, det, brohori fshehtësire! Kuptim i potershëm, ti, det po heshtje: ndaj valës së nxirë Gjeniu i anijes po flet: Prej zallit që sot po largohem, fillova mërgimin e ri hepohem...anohem...humbohem... po sulmin s’e ndal kurrsesi. Përpara, kur shoh gjeratore dh’ato më gremisin në fund, mbi kulmin e valës malore unë heq të shpëtoj, sa me mund. E morti fatkeq në më çiku, n’u desh tmerrësisht të fundas, aspak nuk më thyen rreziku, po nis e përmbysem me gaz. Se prapa la vazhdën e ndritur, që hapa me shpirtin fatos, fistonin gazmor, ku pat shkitur valim’ i anijes q’u sos. Valim i anijes së lehtë qetohet, ndalohet, mbaron: gjeniu i anijes përjetë hepohet...anohet...valon. Lazgush Poradeci GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VII

31


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.