Gjuha shqipe

Page 164

MBANI MEND Numërori tregon sasi të caktuar frymorësh ose sendesh . Numërorët janë të thjeshtë, të përngjitur dhe shprehje. Numërorët e përngjitur shkruhen njësh, kurse shprehjet shkruhen ndaras.

Ushtrime 1. Shkruajini me shkronja numërorët e mëposhtëm duke i ndarë sipas përbërjes: 40, 3, 15, 183, 11, 33, 1772, 2009. 2. Plotësoni me numërorin tre/ tri duke pasur parasysh gjininë: ……… libra ……… numra ……… burra

…………… shtëpi …………… gra …………… dyer

3. Formoni fjali me numërorin të dy në rasa të ndryshme, duke u mbështetur në pasqyrën e lakimit: Rasa

Gjinia mashkullore

Gjinia femërore

E.

të dy

të dyja

Gj.

i, e të dyve

i, e, të dyjave

Dh.

të dyve

të dyjave

K.

të dy

të dyja

Rr.

(prej) të dyve

(prej) të dyjave

4. Shkruani pesë data festash. Kujdes ! Datat shkruhen kështu: 7. 3 .1897

ose

7. III.1897

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VII

170


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.