Gjuha shqipe

Page 103

Fjalë dhe shprehje vashë e pamëkatueme – vajzë e pamartuar zhdavariten – zhduken, hiqen, largohen, përmbysen rroposet – përmbyset tue shungullue – duke fryrë ashpër, me një forcë të madhe katrronte – ushtonte përqethej – rrënqethej i pagdhendun – i pashkolluar, këtu i pasprovuar, i papërvojë

Bisedë rreth ditarit Në këtë fragment ditari janë dhënë ditë pas ditësh përshtypjet e shkrimtarit për dukuri të ndryshme, me të cilat ai takohet përditë. Ç’ju ka bërë përshtypje më tepër? Si ndërtohet rrëfimi në këtë pjesë të leximit? Ç’përshkruhet në secilën pjesë të këtij ditari? Me çka e krahason ardhjen e pranverës? Si e shpjegoni këmbënguljen e shkrimtarit për ta mësuar djalin e vogël të familjes ku rrinte. Do të ketë sukses, apo jo?

Ditari Ditari është hartim letraro-shkencor, në të cilin shënohen ditë për ditë ngjarjet e jetës së një personi. Në të shënohen edhe ditët edhe vjetët kur përshkruhen përjetimet. Ditari i Ana Frankut është një kryevepër letrare dhe historike e Luftës së dytë Botërore. Ditare kanë shkruar: Haki Stërmilli, Nasho Jorgaqi, Spiro Dede etj. Haki Stërmilli (1895 -1953) është shkrimtar i dalluar shqiptar që shkroi ndërmjet dy luftërave botërore. Veprat më të njohura janë: dramat Dashuri e besnikëri, Agimi i lumnueshëm, romani Sikur t’isha djalë, ditari Shtigjet e lirisë e tjera. Në veprat e veta përdori elemente të folklorit të vendlindjes së tij. Haki Stërmilli

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VII

109


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.