Gjuha shqipe

Page 94

V

Kjo është toka amtare, ajo tokë për të cilën kemi lexuar vjersha që në vegjëli, në abetaret e thjeshta, të lyera pak me bojë. Relievi i saj i shqetësuar shtrihet e hapet nën krahët e avionit. Gjymtyrët e saj herë tendosen, sa gjatë gjerë, herë mblidhen e bëhen kruspull sikur t'u kujtohet një dhembje e vjetër. Mbi këtë tokë të paqetë kanë jetuar dhjetëra milionë shqiptarë. Jeta e tyre ishte e ashpër si toka dhe e varfër si shkrepat. Ismail Kadare 2. Ndani pjesët e këtyre fjalive të përbëra dhe nënvizoni lidhëzat. Thoni ç'lloj fjalish të përbëra janë. 1. Grupi i të rinjve u nis shpejt, por bora e zuri rrugës. E akullt, e me shi dhe me erë, ajo pengonte pamjen dhe vështirësonte ecjen. 2. Dimri ose bënte ngricë, ose sillte shi. 3. Tigri mihu nja tri herë rërën dhe u sul gojëhapur . Bisha e rrëzoi Baton, por nuk e vuri dot poshtë. 4. Fshati kishte shumë gjelbërime dhe këto ngjyra të shtëpive dhe të fushës i jepnin atij një bukuri të veçantë. Bën shaka ti, Luli, apo e ke me gjithë mend? 6. Kjo zonë quhet alpine, kurse ajo e pyllit malor quhet subalpine. Pyjet e Korabit vende-vende janë të dendura, por ka dhe shpate malesh me drurë të rrallë. Komentoni përdorimin e presjes. 3. Gjeni fjalitë e përbëra me bashkërenditje dhe thoni llojin e tyre. Unë kisha shitur gazeta, kisha punuar në shtypshkronja, kisha prodhuar lodra, kisha punuar si fryrës qelqi, si shërbëtor te një mjek etj., por asnjëherë gjatë këtyre aventurave në mjeshtëri të ndryshme nuk e kisha harruar qëllimin tim të fundit, të bëhesha aktor. Në këtë mënyrë, në çdo kohë të lirë midis dy mjeshtërive, lustroja këpucët fshija rrobat nga pluhuri, vija një jakë të pastër dhe shkoja në agjencinë teatrore "Blekmor". Këtë punë e bëra deri ditën kur veshja ime nuk ma lejonte më të bëja vizita të tilla. Çarli Çaplin 4. Nga dy fjalitë e thjeshta formoni një fjali të përbërë me bashkërenditje, duke përdorur lidhëzat që jepen në kllapa. • Lindja ishte përskuqur. 2. Dielli ende nuk e kishte nxjerrë syrin mbi mal ( por). • Hëngra mëngjes në hollin e hotelit. 2. Dola menjëherë në rrugë. (dhe) • Nuk binte më shi. 2. Në gjithë hapësirën e lagësht ndihej një vallëzim i padukshëm piklash uji. (por) • Rrezet e diellit rrallë e tek mezi përshkonin degët e dendura. 2. Binin vjedhurazi mbi lëndinën e lagur. (dhe) • Nga dritarja shiheshin poshtë kodrat e ulëta të çara nga përrenjtë e thellë. Më tutje dukeshin majat e mprehta të Malit të Hekurave. (kurse)

93


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.