Gjuha shqipe

Page 72

IV

Do ta lajmëroj vetë Zanën për datën e provimit. Do ta takoj vetë atë. Në qoftë se fjalia ka kundrinor të drejtë të shprehur edhe me përemër edhe me trajtë të shkurtër trajta e plotë mund të mungojë. Më falënderoi (mua) duke më shtrënguar dorën. Kundrinori i drejtë lidhet vetëm me foljet në formën veprore. Po të kthehet folja e formës veprore në formën joveprore, atëherë kundrinori i drejtë bëhet kryefjalë dhe kryefjala kundrinor. Bora mbuloi çatitë e shtëpive. Çatitë e shtëpive u mbuluan nga dëbora. Si ta dallojmë kundrinorin e drejtë? Për të gjetur kundrinorin e drejtë të një foljeje bëjmë pyetjet : kë?, cilin? çfarë? drejtuar foljes: Era e marrë tund rrapin e moçëm të Jutbinës. Çfarë tund era ...? Rrapin. Në fjalinë dëftore kundrinori i drejtë zakonisht vendoset menjëherë pas foljes: Era tund rrapin. Nuk mund të themi: Rrapin era tund. Era rrapin tund. Rrapin tund era. PËRMBLEDHIM Kundrinori i drejtë shënon zakonisht objektin tek i cili kalon drejtpërdrejtë veprimi i shprehur nga folja. Kundrinori i drejtë është plotës kryesor, ai nuk mund të hiqet. Kundrinori i drejtë është një emër, përemër ose grup emëror në rasën kallëzore pa parafjalë. Lidhet me folje kalimtare. Gjendet me ndihmën e pyetjeve kë?, cilin? çfarë? drejtuar foljes.

USHTROHEMI 1. Gjeni kundrinorët e drejtë të foljeve me shkronja të zeza. Lirinë nuk ua solla unë, po e gjeta këtu. Sapo më shkeli këmba në truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të gjithë, më dolët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar se u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj. Ju më mbytët me shërbime aq të mëdha dhe me një gaz shpirtëror aq të madh, saqë duket se ju më keni bërë tani aq rob, sa edhe të lirë. Mbretërinë dhe këtë qytet nuk jua dhashë unë, po ju ma dorëzuat mua. Armët nuk jua solla unë, po ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja. Marin Barleti

71


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.