Gjuha shqipe

Page 67

IV

Në një grup emëror përcaktuesit e tij mund të jenë mbiemra (nxënës i mirë), përemra, (djali i tij), emra me ose pa parafjalë ( inxhinier Bardhyli, libër për fëmijë), emra në rasën gjinore ( fletorja e gjuhës),ose rrjedhore ( fletore ushtrimesh), numërorë (radha e parë). Përcaktuesit e grupit emëror zakonisht qëndrojnë pas emrit, në raste të veçanta qëndrojnë edhe para tij PËRMBLEDHIM Grupi emëror përbëhet nga bërthama dhe përcaktuesi i bërthamës. Bërthama është emër kurse përcaktuesi i bërthamës mund të jetë mbiemër, përemër, emër dhe numëror. Grupi emëror mund të kryej funksionin e kryefjalës, të kundrinorit dhe të rrethanorit.

USHTROHEMI 1. Në fjalitë e mëposhtme nënvizoni grupet emërore. Fëmijët ishin mbledhur rreth mësuese Verës dhe po dëgjonin me vëmendje fjalët e saj. -Dje pashë krijimet tuaja. Vjersha jote, Bona , është më e bukur. Më pëlqen. Tregimi yt, Fatmir, është i mirë . Do t’ia dërgoj revistës “Bota e fëmijëve”. Edhe Astriti shkruan mirë. Puna e tij është për t’u lavdëruar. Kurse vjersha jote, Nora, duhet shkurtuar. Ka zgjatje të panevojshme. Nuk i ke zbatuar kërkesat e paraqitura në orën e mësimit. Ja le t’i shohim së bashku dhe le të shfaqin edhe shokët mendimet e tyre. 2. Si janë ndërtuar grupet emërore që nënvizuat? 3. Ç’funksione kanë grupet emërore që nënvizuat? 4. Në grupet emërore që vijojnë nënvizoni përcaktuesit e bërthamës dhe thoni me se janë shprehur. dy nxënës dëshirat tona të katër vajzat shtëpinë tënde drutë e njoma libri e shkrimtarit këpucët e vjetra 5. Cila nga strukturat e mëposhtme nuk është grup emëror, nënvizojeni. emër + mbiemër emër + parafjalë emër +grup emëror emër+folje emër + emër emër + ndajfolje emër + numëror 6. Ndërtoni fjali me grupe emërore që kanë bërthamë emrat: shkollë, klasë nxënës

66


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.