Gjuha shqipe

Page 61

III

E ardhmja e përparme tregon: - një veprim që pritet të kryhet në të ardhmen, përpara një veprimi tjetër, edhe ky në të ardhmen: Kur do të arrijmë ne, ato do të kenë ikur. Kjo formë përdoret më shumë për të shprehur veprime të mundshme në kohën e shkuar: A do të ketë mbërritur tani Vera në Paris? PËRMBLEDHIM

Mënyra dëftore ka tetë kohë : të tashmen, të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, të kryerën, më se të kryerën, të kryerën e tejshkuar, të ardhmen, të ardhmen e përparme. Kohët e mënyrës dëftore, përveç kuptimeve kryesore, kanë edhe përdorime të veçanta.

USHTROHEMI 1. Thoni në çfarë kohe janë foljet me shkronja të zeza dhe çfarë tregojnë. ABDYLI : —E dëgjova. Është turp të më bëni provokime të këtilla me dëshmitarë të rremë. Nëse vazhdoni kështu, nuk do t’i përgjigjem asnjërës prej pyetjeve tuaja. (Për një çast në gjyq mbretëron qetësia. Mexhid beu i thotë diçka me ngadalë Tursun beut). TURSUN BEU: —Nuk mundem pa jua thënë këtë në fytyrë, loja juaj gjatë gjithë kohës ishte kundër nesh... Në fillim edhe ju luftuat për programin e Kararnames, por tash është fare e qartë se tërë këtë e paskëshit bërë vetëm sa për sy e faqe, të na hidhnit pluhur syve. ABDYLI: Perandoria Osmane kurrë nuk ka qenë për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare. Eqrem Kryeziu 2. Në çfarë kohe janë foljet me shkronja të zeza? Atë natë treni arriti me vonesë në qytetin « F ». Kur zbrita , frynin erërat e jugës. Ngrita jakën e pardesysë dhe u futa në një rrugicë. Ishte një natë pa yje e pa hënë. Ecja kuturu. Më udhëhiqte intuita. Në këtë qytet kisha kaluar fëmijërinë. Ecja pa vetëdije, i rrëmbyer nga rrjedha e kujtimeve. Nuk e mbaj mend sa brodha e në sa rrugica u futa, por, kur shkova për të zënë vend, hoteli qe mbyllur. Bedri Myftari 3. Vendosni foljet në kllapa në kohën e tashme të dëftores. Në vendet e veta (ulem) Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi. Të dy kësaj herë (jam) më të zbehur se herët e kaluara. Nga ana tjetër e sallës (dëgjoj) zëri i Tursun beut. TURSUN BEU -Po e (keqpërdor) mëshirën që (kam) ky gjyq ndaj jush dhe po (përpiqem) të zhvilloni propagandë armiqësore kundër nesh, edhe këtu? Kini mendjen, punë të tilla nuk i (duroj).. Eqrem Kryeziu

60


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.