Gjuha shqipe

Page 27

II

MËSOJMË Si formohet numri shumës i emrave? Shumësi i një emri, i shkruar në cilëndo formë, mund të gjendet duke i vënë përpara fjalën një e pastaj fjalën ca dhe mandej shkruhen të dyja format: (një ) shkollë – (ca ) shkolla. I krahasojmë këto dy forma dhe mësojmë se si është formuar shumësi i emrit shkollë. Në këtë rast duke i shtuar formës së numrit njëjës mbaresën –a. Të shohim si e kanë formuar numrin shumës disa nga emrat e pjesës së mësipërme: bodrumet , veshët, degë. Shfrytëzojmë udhëzimin e mësipërm: 1. (nj ë) bodrum -(ca) bodrume. Formës së numrit shumës i shtohet mbaresa –e. 2. (një) vesh– (ca) veshë. Formës së numrit shumës i shtohet mbaresa –ë. 3. (një) degë – (ca) degë. Forma e shumësit është e njëjtë me formën e numrit njëjës. MBANI MEND ___________________________________ A.. Numri më i madh i emrave në shumës marrin mbaresa të ndryshme, si: mbaresën –e: (një) qytet (ca) qytete mbaresën –ë : (një) profesor (ca) profesorë

mbaresën -nj (një) bari (ca) barinj mbaresën –ra (një) fshat (ca) fshatra

mbaresën –a (një) vatër (ca) vatra B. Disa emra shumësin e formojnë duke ndërruar tinguj: (një) ujk – (ca) ujq (tingulli –k është shndërruar në -q) (një) zog - (ca) zogj (tingulli –g është shndërruar në –gj) (një) dash – (ca) desh (tingulli –a është shndërruar në –e) etj.

26


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.