Gjuha shqipe

Page 258

Në tekstin e mësipërm ,me sa gjallëri përshkruhet stina e pranverës, me ditë të kthjellët dhe të shndritshme, me diell që shkëlqen si xhevahiri në mes të qiellit me ngjyrë të kaltër. Në vazhdim përshkruhen retë e bardha,era e freskët e fundit e detit,gjethet e reja të pemëve e të bimëve, qengjat e vegjël,përroin që rrjedh me një ushtimë të lehtë e lag ujëra të argjendta e të freskëta, të mbuluara me vjollca e me të tjera lule. Përshkruan natyrën kudo në të përtrime e në gaz. Ku duhet të vendoset përshkrimi ? Përshkrimi vendoset: 1. Në fillim të një tregimi kur përshkruhet vendi, rrethanat ku do të fillojë veprimi. Mund të përshkruhet , sipas rastit, një pejzash (pyll,mal,rrugë etj) ose një mjedis i mbyllur ( shtëpi,dhomë,klasë etj.). 2. Në brendi të një tregimi: - kur prezantohet një personazh i ri përshkruhen tiparet e tij fizike dhe shpirtërore, gjestet,qëndrimet, pra bëhet portreti i tij.; - kur shfaqen vende ,mjedise të reja,objekte të reja që janë me rëndësi për rrjedhën e mëtejshme të tregimit ( për shembull një shesh ,një shkollë, një dyqan, një zyrë etj.; - kur një personazh ndalon në një pikë vëzhgimi ( në një dritare,në një kodër etj) shkrimtari përshkruan pamjen që shfaqet para personazhit: rrugën,kalimtarët,ndërtesat e tjera etj. Detyrë: Zgjidhni një tekst nga libri i leximit të cilin e keni lexuar dhe tregoni: -Cilët janë paragrafët përshkrues në tekst? -Ku janë vendosur paragrafët e përshkrimeve? -Cila është përshtypja e përgjithshme e përshkrimit dhe si është realizuar ajo? Përshkruani një mjedis apo një njeri që ju ka bërë përshtypje të veçantë. Përshkruani klasën tuaj të shkollës.

257


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.