Gjuha shqipe

Page 103

Njohim fjalë dhe shprehje Pashkë-t - festë e krishterimit stihi-a - këtu ka këtë kuptim: pasi mishi i kaut ka qenë i prishur, prandaj djemtë kane vdekur gjeraqine-a - grua e shpejtë dhe e shkathtë kallogre-ja - murgeshë; grua që i shërben kishës ajodhimë-a - vend i mbyllur ne kishë, ku prifti i bën ceremonitë fetare KUPTOJMË TEKSTIN 1. 2. 3. 4. 5. 6.

Çfarë fatkeqësie ndodhi në ditën e Pashkës? Përse nëna e mallkon Kostandinin? Për çfarë e pyeti vëllamin Dhoqina kur e pa? Për kë e merr nëna Dhoqinën, kur ajo i troket te porta? Ç'përfundim ka gojëdhëna? Ritregojeni gojëdhënën me fjalët tuaja,pasi të keni bërë pikat e planit.

VLERËSOJMË DHE INTERPRETOJMË TEKSTIN 7. Kjo gojëdhënë është ndër më të bukurat e krijimtarisë shqiptare. Për cilin virtyt të lashtë të popullit shqiptar bën fjalë kjo gojëdhënë? 8. Për cilin virtyt të lashtë të popullit shqiptar bën fjalë kjo gojëdhënë? 9. Ngritja e të vdekurit nga varri paraqet: * diçka reale ( që ndodh në jetë) apo *diçka fantastike ( që përshkruhet në krijimtari)? 10. Ç’ju komunikon ngritja e Kostandinit nga varri: *një përrallë tërheqëse befasuese apo *një ngjarje tronditëse për forcën e fjalës së dhënë? Ilustrojini mendimet tuaja me vargjet e gojëdhënës. 11. Cila është ideja e këtij fragmenti?

102


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.