Gjuha shqipe

Page 101

KUPTOJMË TEKSTIN 1. Pse Ajkuna, nëna e Omerit të vogël, mallkon hënën? 2. Në çfarë mënyre e shpreh poeti popullor dashurinë e Ajkunës ndaj djalit të saj? 3. Cila është përgjigjja e Omerit nënës së tij? Gjeni vargjet ku shprehet kjo dhe diskutoni. STUDIOJMË GJUHËN E TEKSTIT 4. Gjeni pasthirrmat e ndërtuara me thirrorin o dhe tregoni pse janë përdorur? 5. Në cilin dialekt është shkruar ky fragment? 6. Cilat janë figurat letrare më të përdorura në këtë fragment? 7. Gjeni dhe sillni në klasë ndonjë fragment tjetër nga cikli i këngëve të Mujit e Halilit. Këngët kreshnike Këto këngë flasin për bëmat e kreshnikëve, prandaj quhen edhe këngë kreshnikësh ( kreshnik- trim i madh). Në qendër kanë të njëjtët personazhe, por ngjarje të ndryshme, prandaj përbëjnë cikle më vete. Këto këngë kanë elementin fantastik të rrëfimit të ngjarjeve. Në letërsinë popullore shqiptare në mesin e këtyre këngëve dallohen : cikli i Mujit dhe Halilit ( dy vëllezër që janë heronjtë kryesorë të këtyre këngëve), Gjergj Elez Alia etj. Kreshnikët janë malësorë të lirë shqiptarë, të cilët luftojnë kundër të huajve për mbrojtjen e viseve të tyre. Të huajt janë sidomos kralët e kapedanët e sllavëve të jugut ( shkjetë siç i quan populli).

______________________________________________ KËNGA E DHOQINËS POPULLI Ditën e Pashkës në drekë, se ç'u therr një ka në fshat; vajta e mora një okë mish dhe e hodha në kusi Me vrap dola në avli të marr një kërcu të zi të më çpiket një stihi, me vrap m'u hodh në kusi; më helmoi dj'emt e mi, nëntë djem e nëntë nuse, të nënta me djem në duar, nëntë djepe ç'm'i përbyse,

Të vishem si kallogre! -Jo,motër, sikundër je! I hipi në vithe të kalit, Zogjtë udhës thoshin: " Ciu,viu,ciu,viu, kush ia bën, ia bën vetiu! Kini parë e s'kini parë, Shkon një zogëz bishtbardhë. I vdekuri me të gjallë!" Vate tek der e kishës: "Ik moj Dhoqinë, se kam punë n'ajodhimë, 100


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.