Gjuha shqipe

Page 97

Pasurojmë fjalorin me fjalë dhe shprehje kridhem – zhytem levrek – peshk i ujërave të kripura me mish të shijshëm picingul – me kokën poshtë e këmbët lart i xhindosur – i zemëruar shumë, si i tërbuar nga zemërimi

Bisedë rreth tekstit Me kë e krahason shkrimtari detin dhe pse? Si përshkruhen përpëlitjet e peshkaqenit? Tregoni me fjalët tuaja përleshjen e fundit me peshkaqenin. Ç’kuptoni me këto fjalë “Fitorja të ringjall e të jep forca të reja”?

Detyrë Gjejeni romanin e bukur “Shpella e piratëve” dhe lexojeni. Romani fantastiko-shkencor Romanet e këtilla si Shpella e Piratëve e shumë të tjera në të cilat përshkruhen ngjarje që na duken jo të besueshme, jo të vërteta, por që mund të realizohen në të ardhmen, quhen romane fantastiko-shkencore. Në to mbretëron imagjinata krijuese. SUBJEKTI Çdo vepër letrare ka kompozicionin e vet. Në veprat epike (në prozë) paraqiten personazhe që flasin me gjuhën e tyre nëpërmjet dialogëve dhe monologëve. Në veprat lirike zotëron gjuha lirike e autorit, i cili shpreh botën e vet shpirtërore. Në gjininë dramatike zotëron gjuha e poersonazheve. Subjekti është vargu i tërë ngjarjeve që sillen rreth një konflikti të caktuar, ku janë përfshirë personazhet e veprës letrare. Subjekt kanë vetëm veprat e gjinisë epike, epiko-lirike e dramatike (skica, tregimi, novela, romani, poema, komedia, drama etj.). Veprat poetike, meqë shprehin kryesisht botën e brendshme shpirtërore, ndjenjat e poetit nuk kanë subjekt, ose kanë vetëm disa elemente të veçanta subjekti. Subjekti i shërben përmbajtjes, temës dhe idesë poetike të veprës. KOMPOZICIONI Edhe kompozicioni është element i formës. Nuk ka vepër letrare pa kompozicion. Kompozicioni është mënyra se si ndërtohet vepra letrare, si paraqitet subjekti dhe gjuha, si grupohen e si zbërthehen, si bashkohen në një tërësi të vetme të gjitha elementet e veçanta të veprës. GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

103


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.