Gjuha shqipe

Page 37

të fundit herë shtëpinë time? Detarët ishin njerëz të vrazhdë, kusarë deti, po dhimbja e zonjës Rinë ua preku atë thërrime zemër që u kish mbetur. Ata e lanë të ngjitet majë anijes që të shohë për të fundit herë shtëpinë në breg të detit të Koronit, atë shtëpi ku kish lënë foshnjën e djepit. Zonja Rinë hipi lart, pa tokën që po largohej dhe i gufoi zemra. Tha me mendje: “Më mirë e vdekur e me nder sesa e gjallë e pa nder!” Si tha këshut, mbylli sytë dhe u hodh në det. Valët e përpinë menjëherë, ndërsa anija largohej e largohej. Po valët e detit patën mëshirë për kurmin e zonjës Rinë: nuk e mbajtën shumë dhe e nxorën në zall të Koronit. Atje, në zall, kur zbritën për lojë të varfrat e Koronit, e panë zonjën Rinë të mbytur dhe i puthën dorën – atë dorë të ngurosur që kish qenë krua mirësie. Zbritën dhe zonjat e Koronit, qanë e vajtuan, qanë e iu falën zonjës Rinë, dhe pastaj e varrosën buzë detit. Dhe mbi varr të zonjës rinë mbollën një qiparis. ...Kështu bëri zonja Rinë arbëresha për të ruajtur nderin e vet nga dhuna e të huajit. Kështu bënë edhe motrat arbëreshe kur u dynd në Arbëri sulltan Mehmeti II me tërë ushtrinë e tij të madhe, që, pasi shkatërroi vendbanimet e fushave dhe kodrave, u ngjit gjer në malet e larta, ku ishin tërhequr dhe vazhdonin luftën e tyre arbrit e paepur. Po kështu bënë, pas disa shekujsh, ato motrat shqiptare, vashat e nuset suliote: u zunë dorë për dore dhe, duke kërcyer vallen e vdekjes u hodhën poshtë nga shkëmbinj të lartë që të mos binin të gjalla në dorën e dhunëtarit Ali Pashë Tepelenës. Ato vdiqën të pastra si drita dhe kjo dritë ka përshkruar e do të përshkojë shekuj të shumtë, sepse vdekja me nder është më e ëmbël sesa jeta në dhunë e robëri. Mitrush Kuteli

Pasurojmë fjalorin me fjalë dhe shprehje Koroni – qytet në More, i banuar që nga kohët e moçme nga shqiptarët. Kur turqit e pushtuan Koronin një pjesë e shqiptarëve të atjeshëm u hodhë në Itali. palmetë-a – zbukurim që i ngjan gjethit të palmës qetmu – afrohu, qasmu altar-i – (këtu) simbol i sakrificës steren-i – pjesë e anijes, pjesë e sipërme, maja e anijes kusar-i – njeri që vjedh, plaçkit e grabit me dhunë kurm-i – shtati, trupi qiparis-i – dru mesdhetar me trup të drejtë, me gjethe të vogla përherë të blerta, selvi. GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

43


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.