Gjuha shqipe

Page 237

Po t’i analizojmë tekstet e mësipërme do të shohim se në to janë përdorur mjete gjuhësore të veçanta. Secili prej tyre i takon një stili të veçantë. Ata dallohen nga fjalori, fjalitë që përdorin, ndërtimet karakteristike etj. Stili është zgjedhja e mjeteve të gjuhës dhe lidhja e tyre në përputhje me fushën e veprimtarisë dhe në përshtatje me përmbajtjen që ato sjellin. Në bazë të përdorimit të mjeteve gjuhësore të veçanta në gjuhën e sotme letrare shqipe dallohen katër stile: 1. Stili i letërsisë artistike- që përfshin të gjitha krijimet artistike me anë të fjalës (krijmtaria popullore dhe artistike dhe nëndarjet e saj prozë, poezi dhe dramë). Ky stil synon të shfaqë dashurinë ndaj fjalës së bukur artistike. Karakteristikë është përdorimi i fjalëve me ngjyrim emocional e sidomos i figurave të shumta letrare në poezi (shih shembullin e mësipërm). Nga pikëpamja sintaksore stili i letërsisë artistike dallohet me përdorimet e llojeve të ndryshme të fjalive të përbëra, me ose pa lidhëza, të ligjëratës së drejtë. 2 . Stili shkencor – teknik – përfshin shkrimet shkencore e teknike: artikuj, studime, tekste mësimore, recenzime, kritika, referate etj. Informacioni paraqitet i vërtetë, prandaj tani mungojnë fjalët me kuptim të figurshëm. 3. Stili politiko – shoqëror – përfshin fjalimet, raportet, shkrimet e gazetave, revistave, materialet e radiotelevizionit etj. Ky stil përdor më shumë fjalë të fushës politiko-shoqërore si: parti, zhvillim, mbledhje, demokraci, program, konkurencë. 4. Stili administrativo – juridik- përfshin dokumentet e ndryshme zyrtare (vërtetime, akte, rregullore, shkresa, kërkesa). Veçori këtij stili është se gjuha ka funksion kumtues. Toni i teksteve të kësaj fushe është i përmbajtur dhe korrekt.

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

243


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.