Gjuha shqipe

Page 231

nënrenditëse sasiore: sa, saqë, aq sa dhe i përgjigjet pyetjes sa. P.sh.: Merrni sa të keni qejf. Pjesa sasiore ka vend të ngulitur, vjen pas pjesës kryesore dhe nuk ndahet me presje. MBANI MEND Pjesa e nënrenditur mënyrore tregon mënyrën si kryhet veprimi për të cilën bëhet fjalë në fjalinë kryesore. Ajo bashkohet me kryesoren me anë të lidhëzave nënrenditëse: si, siç, ashtu si, ashtu siç, sikur, dhe mund të zërë të tri pozicionet e mundshme në fjali. Pjesa e nënrenditur krahasore shërben për të krahasuar një veprim a një dukuri, me një veprim a një a dukuri tjetër. Pjesa e nënrenditur krahasore mund të tregojë barazi dhe lidhet me kryesoren, me lidhëzat: sa dhe aq sa dhe pabarazi e cila lidhet me kryesoren me lidhëzat: se, sesa, nga, nga sa dhe qëndron zakonisht pas pjesës kryesore. Pjesa e nënrenditur sasiore tregon në ç’masë ose sasi kryhet veprimi a gjendja për të cilën bëhet fjalë në pjesën kryesore. Ajo lidhet me pjesën kryesore me lidhëzat: sa, saqë, aq sa dhe qëndron gjithnjë pas pjesës kryesore. Ushtrime 1. Analizoni fjalitë e përbëra, gjeni pjesët e nënrenditura dhe thoni llojin e tyre. Lisat fishkëllenin sikur të talleshin me dimrin. Pylli e priti dëborën, siç e presin vogëlushët nënën. Mbillet fara, si të jetë ara. Mësuesi dukej më i ri nga ç’ishte në të vërtetë. Më mirë të vdesim si burra, sesa të rrojmë të gjunjëzuar. Aq sa e përmbajtur ishte Teuta, aq ters ishte Lirika. 2. Plotësoni fjalitë me një pjesë të nënrenditur sasiore: Babi punoi aq shumë (sa) … Hëngra sa … Bekimi nuk ishte aq i ri (sa) … 3. Shkruani nga dy fjali të përbëra me: pjesë të nënrenditur krahasore, pjesë të nënrenditur kohore. GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

237


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.