Gjuha shqipe

Page 205

5. Funksioni ndajshtim Në funksion të ndajshtimit si një lloj përcaktori na paraqitet një emër ose një grup emëror që i ndajshtohet një emri tjetër për ta konkretizuar a sqaruar më mirë grupin emëror, të cilit i ndajshtohet emri që luan funksionin e ndajshtimit, e emërton për herë të dytë. P.sh.: Nënë Tereza njihet në tërë botën. Migjeni, poeti i mjerimit, vdiq i ri. Nga shembujt e mësipërm shihet se ndajshtimi (Nënë dhe poeti i mjerimit) e emërton për herë të dytë emrin e parë në një formë tjetër.

6. Funksioni i kundrinorit Funksionin e kundrinorit e kryen një emër, një grup emëror, një përemër, a një fjalë e emërzuar, mbi të cilin bie drejtpërdrejt ose tërthorazi veprimi i shprehur nga folja – kallëzues. P.sh.: Ta doni dhe ta çmoni punën. Ju bëni tuajën dhe unë timen. Duhet t’u ndihmojmë shokëve tanë. Më të mirëve të klasës sonë u ndanë shpërblime dhe fletëlavdërime.

7. Funksioni i rrethanorit Funksionin e rrethanorit e kryen një ndajfolje, një emër a një grup emëror që tregon një rrethanë në të cilën kryhet veprimi i shprehur nga folja. P.sh.: U ngritëm herët në mëngjes dhe menjëherë u nisëm për në Ohër. Atje na prisnin shokët tanë të shkollës sonë.

MBANI MEND -Fjalët në grupet emërore a foljore dhe në fjali lidhen gramatikisht midis tyre dhe kryejnë funksione të ndryshme. - Në një fjali mund ta kryejnë funksionin e kryefjalës, të bërthamës së fjalisë (të kallëzuesit), të kallëzuesorit, të kundrinorit e të rrethanorit. - Në grupin emëror mund ta kryejnë funksionin e fjalës bërthamë të grupit, të përcaktorit, të ndajshtimit.

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

211


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.