Gjuha shqipe

Page 195

Koha e kryer Foljet në këtë kohë tregojnë një veprim të përfunduar që nuk i ka ndërprerë lidhjet me çastin e ligjërimit. P.sh.: Kur ia kujtuan sjelljen e Gencit, Liridoni tha: - Mos ma përmendni, Genci gaboi rëndë dhe më ka mërzitur shumë. Folja në të kryerën e thjeshtë gaboi tregon se veprimi i Gencit kishte marrë fund në çastin kur flet Liridoni, ndërsa folja në të kryerën (më) ka mërzitur tregon se Liridoni ishte ende i mërzitur nga veprimi që kishte kryer Genci. Folja në kohën e kryer të mënyrës dëftore përdoret edhe me kuptimin e së kryerës së thjeshtë: Naim Frashëri ka lindur (= lindi) më 1846 në Frashër. Koha më se e kryer Foljet në këtë kohë tregojnë një veprim të përfunduar para çastit të caktuar të së shkuarës. P.sh.: Vetëm të nesërmen Dini mendoi i qetë për ato që i kishin ndodhur. Dikush kishte kaluar dhe kishte lënë gjurmë mbi dëborë. Koha e kryer e tejshkuar Edhe foljet në kohën e kryer të tejshkuar tregojnë një veprim të përfunduar para një çasti të caktuar të së shkuarës. P.sh.: Është dragua, - Patën folur disa. Po e pate bërë edhe këtë të mirë, qofsh i bekuar. Kjo formë e foljes përdoret rrallë, më shpesh përdoret forma më se e kryer. Koha e ardhme Koha e ardhme e foljeve (veprore dhe joveprore) ka dy forma gramatikore: kohën e ardhme dhe kohën e ardhme të përparme. Koha e ardhme tregon një veprim që pritet të kryhet pas çastit të ligjërimit. P.sh.: Unë të premten do të laj tesha (forma veprore) dhe Unë të premten do të lahem në banjo me dush (forma joveprore). Koha e ardhme e përparme Koha e ardhme e përparme tregon se veprimi i foljes pritet që të kryhet në të ardhmen para një veprimi tjetër. P.sh.: Kur të vini ju, unë do t’i kem larë teshat. (forma veprore) dhe Kur të vini ju, unë do të jem larë (forma pësore). GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

201


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.