Gjuha shqipe

Page 192

FOLJET PAVETORE Përveç foljeve vetore të cilat lidhen në fjali me një kryefjalë dhe mund të përdoren në të tria vetat njëjës dhe shumës ka edhe folje ose shprehje foljore që nuk kanë kryefjalë dhe që përdoren vetëm në vetën e tretë njëjës, e këto quhen folje pavetore. Të tilla janë: veson, vetëtin, bubullin, bën ftohtë etj. P.sh.: Dje bëri ftohtë. Këtyre foljeve nuk mund t’u bëjmë pyetje për ta gjetur kryefjalën, sepse nuk mund të jepet një përgjigje e duhur. P.sh : Cili bëri ftohtë?s’mund të jepet një përgjigje, pra s’mund të gjendet një kryefjalë. Por ka edhe folje të tilla si folja duhet dhe do; folja kam që përdoren edhe si vetore edhe si pavetore. Zakonisht foljet pavetore emërtojnë dukuri atmosferike ose natyrore, si p.sh.: bie (shi), fryn (erë), bleron (livadhi) etj., e disa janë karakteristike për të treguar veprimet e kafshëve, si p.sh: hingëllin (kali), hungëron (ujku dhe qeni), kakaris (pula), pëllet (gomari) etj. MBANI MEND Foljet veprimin e tyre e shprehin në dy forma: në formën veprore dhe joveprore. Këto dy forma dallohen ndërmjet tyre nga: mbaresat foljore, nga pjesëza u në të kryerën të thjeshtë dhe nga folja ndihmëse që përdoret në kohët e përbëra: kam për formën veprore dhe jam për formën joveprore. Disa folje apo shprehje foljore pavetore përdoren vetëm në vetën III njëjës dhe nuk kanë kryefjalë. Ushtrime 1. Foljet e mëposhtme të formës veprore i ktheni në formën joveprore, si p.sh.: laj, pyes, gëzoj, mendoj. 2. Shkruani fjali të tilla që fjalët me shkronja të zeza të përdoren si kryefjalë. Si ndryshon forma e foljeve? Nxënësit e klasës sonë e vizituan ekspozitën e librave. Dita e mësuesit “7 Marsi” do të festohet nga të gjithë nxënësit. Ardiani ndërtoi një shtëpi të madhe.

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

198


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.