Gjuha shqipe

Page 174

Përemrat lidhorë që dhe i cili lidhin pjesën e nërenditur përcaktore me pjesën kryesore të fjalisë së përbërë dhe zëvendësojnë një emër, një grup emëror ose një përemër që ndodhet në pjesën kryesorë e që quhet paraprijësi i përemrit lidhor ose i pjesës së nënrenditur përcaktore. Kështu në fjalinë e parë: Ekipi ynë do t’i shpërblejë vetëm ata lojtarë, që……paraprijës i emrit lojtarë. Pra përemrat lidhorë luajnë rolin e përemrave dhe të fjalëve lidhëse, sepse lidhin pjesën e nënrenditur përcaktore me paraprijësin, që ndodhet në pjesën kryesore. Përemri lidhor që nuk ndryshon fare në formë, ndërsa përemri lidhor i cili pëson ndryshime në formë, sipas gjinisë (e cila), sipas numrit (të cilët) dhe sipas rasës (të cilit, së cilës).

PËREMRAT DËFTORË Lexoni shembujt e mëposhtëm dhe dalloni fjalët e shkruara me shkronja të zeza. Kjo shkollë është e bukur. Po ajo atje është edhe më e bukur. Ne do të ndërtojmë një të tillë. Fjalët kjo, ajo të tillë janë përemra dëftorë. Përemrat dëftorë tregojnë frymorë sende ose dukuri që ndodhen afër ose larg folësit. Përemrat dëftorë për afër janë: ky, kjo, këta, këto, i këtillë, e këtillë, të këtilla, të këtillë, i tillë, e tillë, të tilla. Përemrat dëftorë për larg janë: ai, ajo , ata, ato; i atillë, e atillë, të atillë, të atilla. Kujdes! Duhet pasur kujdes që përemrat dëftorë ai, ajo , ata, ato të mos ngatërrohen me përemrat vetorë që janë të së njëjtës formë ai, ajo , ata, ato. Këta përemra do të jenë përemra dëftorë, nëse pranë tyre mund të përdoren ndajfoljet aty, atje si dhe kur shoqërohen me një emër. P.sh.: Sa e ka gjatësinë ajo (dhomë)? Sa e ka gjaësinë ajo atje?. Ajo dhomë është rregulluar bukur. Përemrat dëftorë zakonisht shoqërohen me gjeste treguese: me dorë, me gisht, me kokë etj. GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

180


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.