Gjuha shqipe

Page 147

NJOFTIMI Njoftimi është kumtim a lajm i shkurtër dhe i thjeshtë që përmban një informacion të qartë. Në të mund të jepen të dhëna të hollësishme për diçka që mund të jetë i interesuar dëgjuesi. Të dhënat në njoftim duhet të jenë zakonisht burimore. Mund të jepen njoftimet të ndryshme, si: Njoftime për ngjarje që kanë ndodhur dhe Njoftime për ngjarje që priten të ndodhin. Të parat mund të jenë më të përpikta dhe përmbajnë më shumë detaje se të dytat. Për nga përmbajtja janë të llojllojshme varësisht nga sfera që u përkasin. P.sh.: Njoftim për ekskursion. Njoftim për zgjatjen e pushimit gjatë një feste shtetërore. Noftim për pjesëmarrje në gara sportive etj. Detyrë Bëni një njoftim për një ngjarje që pritet të ndodhë në shkollën tuaj. (Dita e Mësuesit, Festa e shkollës).

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

153


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.