Gjuha shqipe

Page 127

POLIFONISTËT Qyshkur dinte për vete, sidomos për ekzodin, në të cilin iu shua edhe jeta, vazhdimisht donte të zbresë thellë-thellë te të vetët, madje edhe deri tek ata të humburit; në shpirtin e tij jehonin tingujt e këngës shumë të vjetër polifonike toske nga buzëliqeni i vendlindjes së tij. Dikur buzë liqenit të vjetër me qindra mijë vjet, shumë, shumë më të vjetër edhe nga vetë njerëzit, me të vetët e këndonte këngën e trashëguar polifonike. Kënga polifonike e buzëliqenit përgjithmonë i mbeti në kujtesë, si njëra ndër më të lashtat e Ballkanit, si një lidhje e përhershme me të vetët, me atdheun. Mendonte dhe ndjente, kur më thoshte se kishte humbur, se vetëm me këtë këngë i takon popullit të vet. Dhe në jetë më rëndë e kishte atëherë kur kënga i vinte nga thellësitë e vetëdijes, në ëndërr e nuk kishte me cilin të këndojë… Këngët polifonike toske, vetëm ato, e lidhnin me të vetët përgjithmonë të munguar dhe për të cilët kurrë s’merrte lajm a janë gjallë, apo kanë vdekur. Në fillim të fatit të vet prej emigranti, i cili i ndodhi në qytetin buzë lumit, mu në kohën e stalinizmit, në kohën e vetmisë gjysmëshekullore të popullit të tij, e këndonte këngën toske të vendlindjes së tij edhe me dy emigrantë të tjerë. Ato ende ishin kohëra fatlume, kur kënga ende ishte e plotë, polifonia e kapshme. Qëllonte dita kur që të tre, pa biseduar paraprakisht, tuboheshin te babai, thuajase në të njëjtën kohë që të tre i brente diçka në shpirt, prandaj edhe deshnin që nëpërmjet të këngës të shkarkohen. Kur nëna i shihte këta të dy fis të babait – emigrantët, e dinte se kishin ardhur të këndojnë. Edhe ajo, ashtu fshehurazi, i gëzohej kësaj kënge, edhe pse ishte e vetëdijshme se kënga e këtillë jo e rëndomtë në kohën staliniane ndryshe-ndryshe mund të interpretohej. Në raste të këtilla ajo e mbyllte shtëpinë nga të gjitha anët, përgatiste raki e meze, rëndomë më tepër se në raste të tjera. Atëherë e tërë shtëpia, e tërë qetësia në të, i përqafonte tingujt polifonikë, herën e parë atë të babait, e pas një kohe edhe të dy të tjerëve; ne fëmijët, por jo rrallë edhe nëna, shndërroheshim në shoqërues të qetë të këngës toske, e cila kuptimësinë e vet e kishte në zgjatjen e zanoreve dhe në shprehjen e harmonisë, të cilën mund ta kenë vetëm shpirtrat që gërshetohen në një jetë të përbashkët në familje, në popull, në popuj. Këto këngë e shprehnin të vërtetën për GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

133


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.