Gjuha shqipe

Page 117

e tij, bijt e atdheut mund të përfitonin shumë. Dhe në të vërtetë, ai i kreu shumë shërbime atdheut. Në mësimet e tij ndodheshin përbri të pranishëm pesë deri dhjetë nxënës të zellshëm për arsim. Në këtë mënyrë. Hoxha Tahsin punoi së tepërmi për përhapjen e diturive e të shkencave të ndryshme dhe për zhdukjen e paditurisë. Sami Frashëri

Pasurojmë fjalorin me fjalë dhe shprehje medrese-ja – shkollë e lartë fetare Ibn Sina (Aviçena) – mjek e filozof iranian (980-1037) i sipërfaqshëm – i përciptë, që nuk shikon në thellësi astronomi-a – shkenca që studion yjet sekstant i – vegël që shërben për të matur largësinë e yjeve teleskop-i – vegël që shërben për të këqyrur trupat qiellorë mikroskop-i – vegël që shërben për t’i vështruar trupa që s’i shquan dot syri p.sh. mikrobet etj. gjeologji-a – shkenca që studion përbërjen, ndërtimin dhe historinë e tokës. kozmografi-a - shkenca që e studion tokën si trup qiellor, në lidhje me trupat e tjerë qiellorë. fanatizëm-i – zell i tepruar dhe i verbër në punë të zakoneve, fesë etj.

Bisedë rreth tekstit Si e përshkruan S. Frashëri figurën e Hoxha Tahsinit? Ç’njohuri shkencore zotëronte ky njeri i madh i popullit tonë? Ç’mendonte ai për njerëzimin? Cilat ishin dy qëllimet kryesore që ai i kishte vënë vetes?

Sami Frashëri (1850-1904)

Sami Frashëri lindi në Frashër ku i mori edhe mësimet e para. Gjimnazin Samiu e kreu në Janinë bashkë me Naimin. Samiu njihte shumë gjuhë si ato klasike, lindore dhe ato perëndimore. Punën dhe veprimtarinë e tij si shkrimtar, shkencëtar e publicist e vazhdoi në Stamboll. Samiu ka botuar shumë vepra në gjuhën shqipe dhe në gjuhën turke. Në gjuhën shqipe na la disa vepra me karakter arsimor dhe pedagogjik si “Abetarja e shkronjëtorja” (gramatikë), dramën “Besa”, “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhetë” etj. GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

123


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.