Gjuha shqipe

Page 109

Ai nisi… Pak nga pak po e pushtonte një valë mallëngjimi, melodia po kumbonte fort e më fort, iu mbyllën sytë, lotët po i rridhnin nëpër fytyrë, fytyra iu çel, rrudhëzat po i sheshoheshin. Atë çast u hap dera e te pragu u duk roja. - Ç’po bëhet këtu? E paske bërë burgun kishë! E, kur Nexhati u zhduk, e ndoqën pas të qeshura therëse. Orhan Qemal

Pasurojmë fjalorin me fjalë dhe shprehje s’kisha nge - s’kisha kohë

Bisedë rreth tekstit Cili është personazhi kryesor i tregimit dhe ku gjendej ai? Tregoni përmbajtjen e këtij tregimi. Çfarë ndjenja ngjalli te Nexhati simfonia e nëntë (fjala është për simfoninë e nëntë të Betovenit)?

Detyrë Lexojeni tekstin dhe bëni një hartim.

RREZJA NË LITAR Prej gojës së përgjakur t’agimit lindi foshnja e tij – rrezja e parë – e me dritën e bebzave të shuara u këput, duke u kalamendur në litar. Me kthetrat e ftohta të trishtimit xhelati hesht si mumja e gjallë. - Hej, qafa ime bardhoshe, që ende dor’ e nxehtë djaloshi me afsh nuk të ka përkëdhelur! Duart e xhelatit e laku i tij për ty qenkan dhurat’ e mbrame, fati dhe shtegu im i fundit! GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

115


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.