Gjuha shqipe

Page 103

PESHA E DHEUT (DRAMË) SKENA E PARË Skena është e ndarë në m b i s k e n ë me tavolinë të gjatë për mbledhje të forumeve të rangut të lartë, rreth së cilës janë radhitur kolltuqe të viteve tridhjetë të këtij shekulli. Paraskena në rrafsh më të ulët përfaqëson këndin e një dhome të një diplomati, po ashtu me mobilie të stilit të njëjtë. Në të majtë të skenës, këndi i një shtëpie beu, po të këtyre viteve. Në të djathtë, zyrë policore të ish-Jugosllavisë të viteve tridhjetë të këtij shekulli. Me lojën e dritave, sipas veprimeve skenike, ndërrohet njëra pjesë e skenës, ndërsa tjetra errësohet. Pjesa e përparme e skenës është e lirë dhe shfrytëzohet sipas nevojës. Në çdo skenë vijuese, mbiskena mbetet e pandryshuar. Përsëritet hyrja e diplomatëve për hartimin dhe miratimin e Konventës për shpërngulje. Këta, në çdo skenë hyjnë me hapa ritmikë si figura të dyllosura dhe ulen rreth tavolinës rrotullake. Në kolltukun kundruall është ulur gazetari me veshje elegante, kurse në këmbë, duke u endur për një çast, është diplomati, i cili sjell një gotë uiski, I ofron gazetarit dhe një e mban për vete. DIPLOMATI: T‘i cakrrojmë! GAZETARI: Kemi edhe arsye... DIPLOMATI: Arsye?! Do të shohim. GAZETARI: Mos u brengosni! Metodat e mia janë të sprovuara. Këtë çështje e kam studiuar mirë, sepse më ka angazhuar enkas vetë Kabineti. Konstatova se ndikimi im në qarqet e këtushme është i mirë. E njoh mendësinë e këtij mileti. Sidomos qarqet më të dalluara. (Me djallëzi) Kryesorja është të shembim strumbullarin se pastaj çdo gjë shembet, si kullë kashte. DIPLOMATI: (Qesh me djallëzi) Po e hoqe fillin e perit, puna shthuret si të dëshirosh. Besoj se e keni të njohur se delegati ynë në Lidhjen e Kombeve kishte biseduar me shkëlqesinë e Tij, ministrin e punëve të jashtme të qeverisë Tuaj, rreth çështjes së migrimit. Kishin pasur mirëkuptim të plotë. (Pushim i shkurtër). E pse jo? Ish bërë fjalë në nivel ministror. GAZETARI: E kam të njohur. GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

109


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.