Gjuha shqipe

Page 100

MËNGJESI A di përse këndesi po këndon Me natë dhe nga gjumi po të zgjon? Që shkoi një ditë po të lajmëron; Dhe ti, shkujdesur, fle dhe ëndërron. Zgjohu! Mëngjesi me shigjetë e grisi Perden e natës, yjt i arratisi Dhe dielli gjahtar me rreze kapi Çdo majë mali e pallati e lisi. Qesh trëndafili e thotë: “Lulëzoj Dhe botës bukurinë po ia shtoj Pastaj e hap kuletën e mëndafshtë Dhe përmbi kopsht thesarin po e shtroj”. Mbi lulet po pikojnë vesë retë, Dhe me një zë qiellor bilbil’ i shkretë: Ah verë! Verë! Verë! Trëndafilit I lyp të skuqë faqëzën e zbetë. Omar Khajami

Pasurojmë fjalorin me fjalë dhe shprehje me natë – pa u gdhirë, pa dalë drita thesar – tërësi gjërash të çmuara, sendesh a monedhash të arta që mbahen në një vend të sigurt.

Bisedë rreth vjershës Përse bëhet fjalë në këtë vjershë? Ç’lajmëron këndesi? Si e paraqet poeti mëngjesin në këtë poezi?

Detyrë Gjeni figurat letrare në këtë vjershë. GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

106


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.