Gjuha shqipe

Page 10

SI LINDI HIMNI KOMBËTAR “FLAMURIT PRANË TË BASHKUAR” Si doli kjo këngë e kombit kaq e përhapur dhe kaq e kënduar, më e përhapura, e më e kënduara nga të gjitha? Doli ashtu, vetvetiu, papritur, “pa dashur”, siç del një fjalë ose një dëshirë nga zemra, kur zemra është plot. Ka lindur në mënyrë më të thjeshtë, nga gjindja e shqiptarëve të robëruar dhe të mërguar në vend të huaj. Nga kjo arsye mban, pra, më vete dhe shënjën e dyfishtë të burimit të saj: nga një anë hovin e brendshëm dhe, nga ana tjetër, shtytjen e jashtme që i pat dhënë trajtë. Dhe aq e vetvetishme, aq e pamenduar, është lidhja e saj, sa i natyrshëm dhe krejt i vetëkuptuar ishte malli për atdhe, që bëri të duhet dhe të mundur krijimin e korit. Ky kor u themelua në Bukuresht nga fundi i vitit 1907, aty si nga nëntoridhjetori, prej të rinjve dhe më të rinjve shqiptarë të kryeqytetit rumun. Ishte formuar me një qëllim të lartë kombëtar, për këngë të vendlindjes, për zbukurim të shërbesës fetare në kishën shqipe të Bukureshtit. Mbledhja e parë që profesori Kiriak bëri për formimin e korit shqiptar ishte në Sallën Transilvania më 1907. Aty ai i ndau pjesëtarët e soprano, tenor, bas etj. Në një pushim plot gaz e kënaqësi, ai i thotë Asdrenit, i cili ndodhej midis këngëtarëve dhe ish i dëgjuar si vjershëtor kombëtar, pas shtypjes së vëllimit të tij “Rreze dielli” në Bukuresht më 1904: “Ti je poet, bëj një strofë shqip që ta harmonizoj për korin dhe ta këndojmë”. Pa mbaruar fare këto fjalë mjeshtri i madh, gjithë anëtarët e korit buçitën me një zë në mes të entuziazmit “Rroftë Asdreni! Rroftë Asdreni! Asdreni! Asdreni! Marshin, Asdren! Marshin shqip! Marshin shqiptar”! Asdreni që ishte larguar aty pranë, rrinte i tulitur në qoshe të sallës së madhe. Rrinte i thjeshtë dhe mendonte i thjeshtë dhe punonte i thjeshtë një këngë Shqipërie të thjeshtë, siç i ka hije, siç i ka pasur kurdoherë hije zemrës së tij prej njeriu dhe prej atdhetari dhe prej artisti të thjeshtë. Pa u turbulluar aspak prej zhurmës së shokëve të korit në ushtrim e sipër solfezhesh, Asdreni krijoi aty për aty, atje, në Sallën Transilvania, atë çast, strofën patriotike që fillon me vargun: “Ejani sot, o shqiptarë...”

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

16


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.