KONFLIKTET E ADOLESHENTEVE NE SHKOLLE

Page 6

Mësuesi nuk është vetëm një mësimdhënës, por edhe një edukator madje i fuqishëm. Në kolektivin nxënës-mësues të shkollës veprojnë konflikte të shumëllojshme. Madje ato shpesh shkaktojnë apo nxjerrin në skenë njëra-tjetrën. Një shkollë është si një shtëpi e madhe, dhe si e tillë, kjo nënkupton probleme të shumta që duhen zgjidhur, vështirësi që duhen kapërcyer, boshllëqe që duhen plotësuar. Në këtë shtëpi të madhe roli i mësuesit është parësor, sepse ai është dhe “aktori kryesor”, i cili, pasi lë çdo ditë mënjanë hallet dhe problemet personale apo familjare, hyn si të thuash në rolin e personazhit që interpreton çdo ditë me një auditor 150-200 nxënësish për 4 deri 5 orë rresht. Mësuesi është në marrëdhënie të ndërsjellat me nxënësin gjatë gjithë ditës, kështu që konfliktet midis tyre janë të mundshme. Në shumicën e rasteve, këto konflikte zhvillohen dhe zgjidhjen në mënyrë të qetë, pa përplasje të dukshme. Ndodh kështu ngaqë mësuesi është një figurë e nderuar dhe e respektuar prej nxënësve, fjala e tij dëgjohet dhe ai arrin t’i bind nxënësit për zhvillimet pozitive apo negative të një konflikti. Por, jo rrallë, ndodh që konfliktet ashpërsohen, duke krijuar pakënaqësi dhe zemërim, si tek nxënësit, ashtu dhe tek mësuesi. Duke i parë nga afër dhe duke i analizuar me kujdes këto konflikte bie në sy që shpesh herë ato janë pasojë e keqkuptimeve. Thuajse në shumicën e konflikteve del i “implikuar” mësuesi, me apo pa të drejtë. Të gjithë i kërkojnë atij llogari sikur të jetë ai përgjegjës për gjithçka ndodh në shkollë! Në të vërtetë përgjegjësia për konfliktin nuk duhet të paragjykohet, por të gjithë pjesëmarrësit në të, të shohin vetveten, përgjegjësitë individuale dhe jo ta shohin përgjegjësinë dhe fajin tek tjetri. Në qoftë se pjesëmarrësit në konflikt do të ndërgjegjësohen për përgjegjësitë që kanë, atëherë konflikti do të futet në rrugën e zgjidhjes. Konfliktet mësues-nxënës janë nga më delikatet në shkollë dhe është e pamundur të mos ekzistojnë. Ato kërkojnë shumë vëmendje, kujdes, ndjeshmëri e profesionalizëm. Kërkojnë më shumë dhembshuri, më shumë ndjenjë përgjegjësie, aspak intriguese, më pak mendjemadhësi aspak hakmarrje. Cilat janë motivet kryesore që çojnë në lindjen e konfliktit midis mësuesit-nxënësit? - Vlerësime subjektive të mësuesve. Mbi 58.6% e konflikteve mësues-nxënës kanë këtë si motiv. Ky vlerësim ndodh për pakujdesi të mësuesit, tendenca hakmarrjeje nga ana e tij, etj. - Diferencime të mësuesit. Mësues të paformuar bëjnë diferencime me nxënës të ndryshëm, duke u nisur nga simpati personale, miqësi, interesa të ngushta, etj. - Intoleranca e mësuesve. Problemet që lindin gjatë orës së mësimit, trajtohen gjithmonë duke iu referuar masave disiplinore, akteve normative,duke mos marrë parasysh moshën e nxënësve, veçoritë psikologjike të tyre, personalitetin, etj. - Moszbatimi i rregullave e rregulloreve nga ana e nxënësve. Janë jo të pakët ata nxënës që me formimin e tyre të dobët, pa e kuptuar as ata vetë bëhen protagonistë të thyerjeve të disiplinës, rregullave e rregulloreve të shkollës, duke krijuar probleme të mprehta në klasë e në shkollë. Pozicioni i mësuesit në konflikt me nxënësin


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.