Issuu on Google+

ANALIZË E GJENDJES SË TANISHME NË EDUKIM PARASHKOLLOR NË KOSOVË

Korrik, 2008

1

“Ne shqetësohemi se çfarë do të bëhet një fëmijë nesër, por harrojmë që ai është dikush sot.” Stacia Tauscher

Si rrjedhojë e një varg faktorësh shoqëroro-ekonomik konsideroj se ende mungon një qasje serioze ndaj nivelit të parë të sistemit të arsimit, edukimit parashkollor. Niveli i edukimit parashkollor ende nuk e ka zënë vendin që e meriton në kuadër të sistemit të arsimit dhe shoqërisë sonë në tërësi. Sa i përket përfshirjes së përgjithshme të fëmijëve në edukim parashkollor, kjo përfshirje nuk është e kënaqshme, mendohet se kjo është diku më e ulta në rajon, madje këtë vit fatkeqësisht ka edhe rënie të përfshirjes së fëmijëve si në edukim parashkollor, poashtu edhe në atë parafillor. Të dhënat zyrtare statistikat tregojnë se këtë vit kemi rënie në përfshirjen e fëmijëve si në edukim parashkollor, poashtu edhe në atë parafillor (shih statistikat vijuese): - 1.675 fëmijë parashkollorë (2006/07) - 1.521 fëmijë parashkollorë (2007/2008) - 21.089 fëmijë parafillorë (2006/07) - 19.716 fëmijë parafillorë (2007/2008). Kjo rënie e përfshirjes së fëmijëve nuk ecë në hap me synimet e Strategjisë për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë (2007-2017) dhe Ligjin për Edukimin Parashkollor, i cili përcakton synimet e MASHT-it që deri në vitin 2010 të sigurohet gjithëpërfshirja e fëmijëve të moshës pesë deri në gjashtë vjeç në edukimin parafillor (neni 48). Kurse, sa i përket përfshirjes së fëmijëve parashkollor me aftësi të kufizuara kjo gjendje është edhe më e rëndë, përfshirja e tyre në disa institucione tona parashkollore ende është tejet simbolike dhe formale. Sa herë flitet për historikun e arsimit special në Kosovë edukimi parashkollor në këtë historik është i harruar plotësisht siq ndodhte edhe në praktik. Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në institucionet tona parashkollore anipse tejet simbolike, megjithatë ka qenë e pranishme pothuajse vazhdimisht edhepse nuk kemi pasur dhe ende nuk kemi të dhëna përmbledhëse zyrtare (statistikore), për këtë çështje. Për gjithëpërfshirje të suksesshme në edukim parashkollor deri më tani mund të flasim për institucionet parashkollore: institucionet parashkollore në Gjilan, “Pëllumbat e Paqes” në Pejë, ”SOS Kinderdorf- Kopshti i Ri” në Prishtinë, kurse në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë” në Prishtinë dhe disa institucione tjera parashkollore, poashtu kanë filluar të hedhen disa hapa pozitiv drejt edukimit gjithëpërfshirjes. Ndonëse përballë sfidave të ndryshme, megjithatë edhe vendi ynë gradualisht po ndërton një qasje bashkëkohore edhe në nivelin e edukimit parashkollor. Këto suksese po arrihen në saje të një partneriteti dhe kordinimi të mirë që MASHT ka me një varg organizatave si psh UNICEF-i, Save the Children në Kosovë (SCK), Përkrahja Finlandeze për Zhvillimin e Sektorit te Arsimit në Kosovë (FSDEK-u) etj.

2

DISA NGA SUKSESET E ARRITURA NË EDUKIM PARASHKOLLOR GJATË VITIT 2007/08 “... zhvillimin e njeriut nga dita që lind deri sa vdes e krahasojnë me një godinë dhjetëkatëshe, ku tetë katet e para hidhen deri në moshën gjashtë vjeç.”1 Sikurse çdo nivel tjetër i arsimit edhe niveli i edukimit parashkollor krahas sfidave me të cilat vazhdon të ballafaqohet, falë angazhimeve të shumta të MASHT- it dhe koordinimit të aktiviteteve me OJQ gradualisht çdo vit po arriten suksese të konsiderueshme edhe në këtë fushë. Gjatë këtij viti sukseset më madhore të njësisë së edukimit parshkollor që e vlen të përmenden janë: Ø Zhvillimi i standardeve dhe të nxënit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjet; Ø Realizim i suksesshëm dhe zgjerim i projektit ”Mozaiku”, projekt bilingual që është duke u realizuar në pesë institucione parashkollore: Prishtinë (grupi shqip-turqisht), Prizren (dy grupe shqip-turqisht dhe shqip-boshnjakisht), Obiliq (shqip-serbisht), Kamenicë (shqipserbisht), Pejë (shqip-boshnjakisht); Ø Realizim i suksesshëm dhe zgjerim i projektit:”Arsimi gjithëpërfshirës parashkollor” (perfshirje e fëmijëve me aftësi të kufizuara) në tri institucione parashkollore të Gjilanit dhe në Pejë. Ø Ndarje e bugjetit nga arsimi special për institucionet parashkollore që kanë përfshirë fëmijë me aftësi të kufizuara. Ø Vazhdon bashkëpunimi i mirë i MASHT- it me UNICEF-in, SCK etj. Të gjitha këto aktivitete ecin në hap me synimet e Ligjit mbi edukim parashkollor dhe Strategjisë për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë (2007-2017). Sukseset në nivelin e edukimit parashkollor sikurse viteve tjera edhe këtë vit janë të matshme, ndonëse sfidat me të cilat vazhdon të ballafaqohet ky nivel, si në nivelin qendror, poashtu edhe ne atë lokal ende janë relaitivisht të mëdha.

1

Instituti i Kurrikulave dhe i Standardeve: “ Standardet e përmbajtjes në arsimin parashkollor (ribotim)”, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2005, fq. 3

3

SFIDAT ME TË CILAT VAZHDON TË BALLAFAQOHET EDUKIMI PARASHKOLLOR NË KOSOVË “Çështja nuk është se nuk shohim zgjedhjen, por nuk shohim problemin”. G.K. Chesterton Krahas sukseseve të rëndësishme që po arrihen në nivelin e edukimit parashkollor, sfidat me të cilat po ballafaqohet ky nivel ende janë të mëdha si psh: v Përfshirja e ulët e fëmijëve si në edukim parashkollor, poashtu edhe në atë parafillor. v Buxheti tejet i limituar për nivelin e edukimit parashkollor; v Mungon një linjë e veçantë bugjetore (nënkod) për nivelin e edukimit parashkollor; v Mungesë e theksuar e mbikqyrjes (ndihmës) profesionale për institucione parashkollore publike, private dhe paralele parafillore; v Personeli i pakualifikuar që punon me grup moshën e fëmijëve 0-3 vjet; v Funksionimi i institucioneve parashkollore private të palicencuara; v Përfshirje tejet e ulët e fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukim parashkollor; v Shkollarizimi i edukimit parashkollor; v Mungesa e të dhënave të fëmijëve parashkollor serb të përfshirë në këtë nivel; v Ende ka mungesë të trajnimeve për nivelin e edukimit parashkollor; v Ende ndjehet mungesa e ekspertëve në nivelin e edukimit parashkollor; v Fakulteti i Edukimit –Drejtimi për edukatore të rrit cilësinë e përgaditjes profesionale të edukatoreve; Niveli i edukimit parashkollor vazhdon të mbetet sfidë e sistemit të arsimit dhe shoqërisë sonë në përgjithësi.

4

SI TË TEJKALOHEN SFIDAT ME TË CILAT VAZHDON TË BALLAFAQOHET EDUKIMI PARASHKOLLOR NË KOSOVË Do të filloj tejkalimi i sfidat me të cilat vazhdon të ballafaqohet edukimi parashkollor atëherë kur në prioritet e çështjeve të arsimit, edukimi parashkollor do të zë vendin që e meriton. Sfida: v Përfshirja e ulët e fëmijëve si në edukim parashkollor, poashtu edhe në atë parafillor. Propozime për rrugëzgjedhje: Ø Shfrytëzim racional dhe maksimal i hapsirave të institucioneve parashkollore dhe paraleleve parafillore; Ø Hapësirat ekzistuese në institucione parashkollore dhe paraleleve parafillore mund të shfrytëzohen edhe pas orarit të punës me qëllim të përfshirjes së fëmijëve të cilët nuk vijojnë edukim parashkollor institucional. Ø Përkrahje e formave alternativet të edukimit parashkollor. Ø Ofrimi i mundësive për edukim parashkollor alternativ në objektet në pronësi të komunës dhe në objektet e punës si dhoma të aktiviteteve për edukim parashkollor. Ø DKA duhet të bashkëpunoj më ngushtë me DPMS në drejtim të përfshirjes më të madhe të fëmijëve që rrjedhin nga familjet me asistence sociale (fëmijët e rrezikuar) etj. Ø Rritja e buxhetit për nivelin e edukimit parashkollor. Ø Komunat që nuk kanë asnjë objekt të institucioneve parashkollore të kenë prioritet këtë nivel. Sfidat:

v Buxheti tejet i limituar për nivelin e edukimit parashkollor; v Mungon një linjë e veçantë bugjetore (nënkod) për nivelin e edukimit parashkollor; Propozime për rrugëzgjedhje: Ø Bashkëpunim më i ngusht i MASHT- it me MEF për nivelin e edukimit parashkollor. Ø Rritja e buxhetit për nivelin e edukimit parashkollor. Ø Caktimi i një linje të veçantë bugjetore (nënkod) për nivelin e edukimit parashkollor; Ø Përkrahje e formave alternativet të edukimit parashkollor është më pak e kushtueshme. Sfida

v Personeli i pakualifikuar që punon me grup moshën e fëmijëve 0-3 vjet; Me përpilimin e Standardeve dhe zhvillimit të të nxënit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjet personeli i cili aktualisht punon me grup moshën e fëmijëve 0-3 vjet duhet të rikualifikohet. Kjo grup moshë kaq e

rëndësishme duhet të trajtohet ashtu si duhet e jo vetëm përkujdesje higjieniko shëndetësore, siq ka zotëruar deri tani. Të nxënit fillon nga lindja, mosha tre vjeçare është shumë e vonë.”(Deklaratë nga Konferenca Botërore e Edukimit për të gjithë2 ).

2

Robert G. Myers: “Investing in Early Childhood development programs in Latin America: Toward Definition of an Invesment strategy”, Washington, 1999, fq. 14

5

Propozime për rrugëzgjedhje:

Ø Personeli që ka përvojë pune mbi 10 vite me grup moshën e fëmijëve 0-3 vjet të zhvillohen trajnime intenzive një vjeçare në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës. Ø Pjesa tjetër e personelit të rikualifikohet mbrenda afatit të paracaktuar. Ø Personeli i ri edukativ që punësohet në institucione parashkollore pa marrë parasysh se me cilën grup moshë punon duhet të ketë përgatitje universitare Fakultet – Drejtimi për edukatore. Sfida v Funksionimi i institucioneve parashkollore private të palicencuara. Numri i institucioneve parashkollore private që punojnë pa licencë po rritet, si rezultat i asaj se zbatimi i ligjeve po ecë ngadalë. Propozime për rrugëzgjedhje: Ø Formim sa më i shpejt i komisionit për licencim të institucioneve parashkollore private (MASHT në bashkëpunim me DKA). Ø Komisioni për licencim i institucioneve parashkollore private duhet të funksionoj gjatë gjithë vitit. Ø Me qëllim të identifikimit të IPP të palicencuara nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë i MASHT me DKA, inspektoratin e punës, të tatimeve dhe shëndetësisë. Ø Zyra e inspektimit të merr masa ndaj çdo institucioni parashkollor privat që punon pa licencë (funksionalizimi i mekanizmave ligjor). Ø Të ketë monitorime dhe vlerësime të vazhdueshme edhe në institucione parashkollore private që janë të licencuara.

Sfida v Mungesa e mbikqyrjes (ndihmës) profesionale për institucione parashkollore publike, private dhe paralele parafillore. Mbikqyrja (ndihma) profesionale në nivelin e edukimit parashkollor nuk është në nivel të kënaqshëm, ka raste që institucionet parashkollore dhe paralelet parafilllore nuk vizitohen me vite të tëra. Ndër tjera si rezultat i mungesës së prioritetit të çështjeve dhe mungesës së ekspertëve në këtë drejtim. Propozime për rrugëzgjedhje: Ø Të formohet një grup për përpilimin e kritereve për monitorim dhe vlerësim të punës edukative në institucione parashkollore publike, private dhe paralele parafillore në nivel vendi; Ø Zyrat e inspektimit së paku një herë në tre muaj të monitorojnë, vlerësojnë dhe raportojnë për punën e institucioneve parashkollore publike, private dhe paraleleve parafillore; Ø Zyrat e inspektimit herë pas here të ofrojnë ndihmë profesionale institucioneve parashkollore publike dhe paraleleve parafillore; Ø Prezenca e pedagogut në institucion parashkollor është shumë e nevojshme.

6

Sfida v Përfshirje tejet e ulët e fëmijëve me aftësi të kufizuara (AK)në edukim parashkollor. Nuk mund të flitet për gjithëpërfshirje dhe suksese në arsimin special, poqese gjithëpërfshirja nuk fillon nga niveli i edukimit parashkollor. Propozime për rrugëzgjedhje: Ø Rritje e nivelit të bashkëpunimit si në nivel qendror poashtu edhe në atë lokal (MASHT/MPMS/MSH si dhe DKA /DSH /DPMS); Ø Shkollat special/Qendrat burimore të rrisin nivelin e bashkëpunimit me institucione parashkollore, ose të themelohet një Qendër e re burimore për nivelin e edukimit parashkollor. Ø Të grumbullohen të dhëna (përpilohen formular) për numrin e fëmijëve parashkollor AK.

Ø Sigurimi i transportit për fëmijë parashkollor me aftësi të kufizuara; Ø Krijimi i mundësisë për punësimin e asistentëve apo pedagogut speciale në institucione parashkollore varësisht nga numri i fëmijëve me aftësi të kufizuar të përfshirë në institucion dhe llojit të dëmtimit të tyre. Ø Fakulteti i Edukimit ti rishikoj planet dhe programet për drejtimin parashkollor (të përgadisin kuadro që dinë ti çasen punës edhe me fëmijë me aftësi të kufizuara). Ø Ofrimi i trajnimeve cilësore për personelin e institucioneve parashkollore dhe paraleleve parafillore në fushën e arsimit gjithëpërfshirës.

Sfida v Shkollarizimi i edukimit parashkollor; Elemente të shkollarizimit vazhdojnë të ngulfasin nivelin e edukimit parashkollor. Propozime për rrugëzgjedhje: Ø Zyrtarët që njohin specifikat e nivelit të edukimit parashkollor të ofrojnë ndihmë profesionale edukatoreve të institucioneve parashkollore dhe paraleleve parafillore; Ø Monitorime dhe vlerësime cilësore nga zyrtarë që njohin specifiakt e nivelit të edukimit parashkollor; Ø Trajnime cilësore (edhe lidhur me rëndësinë e deshkollarizimit të këtij niveli); Ø Bashkëpunim i institucionit parashkollor e paraleleve parafillore me shkollë fillore; Ø Prezenca e pedagogut në institucion parashkollor është shumë e nevojshme. Sfida

v Ende ka mungesë të trajnimeve për nivelin e edukimit parashkollor; v Ende ndjehet mungesa e ekspertëve në nivelin e edukimit parashkollor; Mungesa e ekspertëve në nivelin e edukimit parashkollor po reflektohet në mungesën e monitorimeve në këtë nivel dhe rritjen e cilësisë së punës edukative. Propozime për rrugëzgjedhje: Ø Fakulteti Filozofik – Dega e Pedagogjisë të sheh mundësinë e përgatitjes së pedagogëve parashkollor. Ø Të ndahet më shumë buxhet për trajnimin e personelit parashkollor, Ø Trajnimet të përcillen edhe me monitorime dhe vlerësim të rritjes së efikasitit te punës edukative. 7

PSE DUHET TË INVESTOHET MË SHUMË NË EDUKIM PARASHKOLLOR ? ”zbrazëtitë e shkaktuara në moshën parashkollore njeriun do ta përcjellin gjatë tërë jetës së tij.”3 Të gjitha hulumtimet e bëra në fushën e edukimit parashkollor dëshmojnë për rëndësinë shumëdimensionale dhe të pazëvendësueshme të kësaj faze, kur zhvillimi psikofizik i njeriut është më i bujshmi. Të investosh në nivelin e edukimit parashkollor dmth të investosh në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit. Shumë studime të bëra në mbi rëndësinë e investimit në edukim parashkollor kanë dëshmuar se: Ø Një euro i investuar në edukim parashkollor, në periudhat e mëvonshme kthehet deri në shatë herë, dmth rrit vlerën e investimeve në shoqëri; Ø Rritet deri në 30% efikasitetin e të nxënit në nivelet tjera të sistemit të arsimit; Ø Zvogëlon përsëritjen e nxënësve në klasë në arsimin e detyruar; Ø Zvogëlon mundësinë e nxënësve për braktisjen e shkollimit; Ø Intervenimet e hershme janë më efikase dhe më pak të kushtueshme;

Ø 50% e zhvillimit të talentit të përgjithshëm intelektual arrihet deri në moshën 4 vjeçare Ø Me rritjen e shkallës së gjithëpërfshirjes në edukim parashkollor (fëmijëve me aftësi të kufizuara) zvogëlohet numri i klasëve të bashkangjitura; Duke pasur parasysh faktin se mosha parashkollore është me ndikim krucial në periudhat e mëvonshme të zhvillimit të individit, investimi më i madh në nivelin e edukimit parashkollor është një domosdoshmëri. Mosha parashkollore është moshë kur vihen bazat e formimit të personalitetit, kur zhvillimi fizik është mjaft i hovshëm, kur zhvillohen funksionet themelore psikike etj. të cilat janë parakushte solide edhe për periudhat e ardhshme. Edukimi parashkollor paraqet bazën e procesit t�� edukimit në përgjithësi, e cila po qe stabile dhe e shëndosh shumë më lehtë mund të vihen kate mbi të. Sfidat e mëdha të shekullit 21 nuk do të mund

të përballohen pa nivel më të lartë të zhvillimit të nivelit të edukimit parashkollor. Secilit fëmijë duhet t’i sigurohet një fillim i mbarë në jetë, e ardhmja e tyre dhe e ardhmja e komunitetit të tyre, kombeve dhe e gjithë botës varet nga ky fillim4 andaj të gjithë duhet të 3

Abdylaziz Veseli: ”Pedagogjia parashkollore”, “Universiteti i Prishtinës”, Prishtinë, 1999, fq. 126 Kjo ka qenë moto e Koncerencës Kombëtare për Arsimin e Fëmijësisë së Hershme, mbajtur në Shqipëri, Kukës më datën 30/09/04 4

8

angazhohen që ky fillim të jetë sa më i mbarë. Ne sot nuk mund të flasim për reforma të suksesshe në sistemin e arsimit në Kosovë, për rritje të efikasitetit në të nxënë pa një nivel më të lartë të zhvillimit të edukimit parashkollor institucional sepse edukimi parashkollor paraqet bazat e edukimit për sot e për nesër.

Ardita Kajtazi-Thaçi/ Zyrtare për edukim parashkollor

9


Analize_e_gj_se-tanishme_ne_ed_parashk_ne_Kosove