Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

Page 37

Bota e Re

Opinione

NUMËR SPECIAL

së për njëvjetorin e Pavarësisë Pas pavarësisë, nuk jam aspak e kënaqur me gjendjen në Kosovë, sepse kam shpresuar që të ketë më pak korrupsion dhe të ketë më shumë vende pune, shpresa të cilat, për fat të keq, nuk më janë realizuar. Për ne studentët, mendoj se është punuar deri diku. Ndërsa me punën e qeverisë, pas pavarësisë, nuk jam aspak e kënaqur sepse nuk kanë realizuar asgjë nga premtimet e dhëna me rastin e zgjedhjes. Mendoj se është qeveria më e dështuar. Mendoj se duhet të respektohen më shumë të drejtat e studentëve dhe të punohet për një të ardhme më të mirë, në mënyrë që të mos studiojmë për të mbetur rrugëve.

Abedin Shatri, Fakulteti Teknik

Pavarësinë e kam pritur në vendlindje ka qenë një kënaqësi e papërjetuar më parë. Por, me zhvillimet në Kosovë pas pavarësisë, jam shumë pak i kënaqur. Me Qeverinë e Kosovës nuk mund të them që jam shumë i pakënaqur, sepse mendoj se shtyrja e proceseve të cilat duhet të arrihen ndodh për shkak të faktorit kohë, e jo sepse do qeveria. Si student, mendoj se për ne nuk po bëhet edhe aq shumë. Niveli i kuadrove nëpër fakultete është shumë i dobët dhe mendoj se adaptimi i procesit të Bolonjës po ngecën për shkak se ai nuk po zbatohet nga të gjithë. Mua si student dhe si qytetar i Kosovës më brengos më së shumti problemi i energjisë elektrike. Mendoj se ky duhet të jetë problemi kryesor i cili duhet të zgjidhet.

Valon Pajaziti, Fakulteti Teknik

Për ne studentët mendoj se nuk po bëhet mjaft. Ka pasur shumë fjalë që do të na ndihmonin në forma të ndryshme, por nuk ka asgjë konkrete. Ne, si studentë, duhet të kemi më shumë përkrahje. Po ashtu duhet të ndërtohen më shumë biblioteka, pasi na mungojnë kushtet e mira të mësimit.

Hazbi Bytyci, Fakulteti i Filologjisë Pavarësinë e kam pritur në Prishtinë dhe kam pritur që pas pavarësisë të kemi një shtet më ligjor, ndërsa ndryshime të mëdha nuk kam pritur. Mendoj se Qeveria e Kosovës ka punuar mjaft, sepse një vit i Kosovës në pavarësi na gjen në ndryshime për të mirë. Mendoj se duhet të bëhet më shumë për familjet e dëshmorëve si dhe për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë ndër më të merituarit e pavarësisë që ne gëzojmë. Për ne studentët nuk ka ndryshuar asgjë pas pavarësisë. Duhet të punohet më shumë për ndryshimin e kushteve në të cilat banojmë në Qendrën e Studentëve, si dhe duhet të ngrihet cilësia e studimeve nëpër fakultete.

Besnik Racaj, Fakulteti Juridik

Pavarësinë e kam pritur në familjen time. Emocionalisht ka qenë një ditë e veçantë dhe kam menduar se do të ketë ndryshime për të mirë. Me punën e qeverisë jam i kënaqur. Mendoj që më shumë është vërejtur puna e Ministrisë së Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ndërsa ministritë e tjera, për arsye të cilat nuk i di, mendoj se nuk kanë punuar sa duhet. Për studentët mendoj se nuk po punohet sa duhet. Duhet të punohet më shumë. Për të ecur përpara duhet më shumë punë nga të gjithë ne. Duke pasur parasysh që synimi ynë është integrimi në Evropë, duhet të punohet me më shumë seriozitet në këtë drejtim.

Pavarësinë e kam pritur në Klinë, në vendlindjen time dhe kanë qenë emocione të veçanta, pasi e kemi pritur shumë atë ditë. Çdo shtet pas pavarësimit has në vështirësi. A Ajo çfarë duhet të bëhet është të investohet më shumë në ekonomi dhe në punësimin e të rinjve. Me qeverisjen jam i kënaqur vetëm me disa ministri, ndërsa disa nuk kanë punuar fare.

Shpresojmë që në përvjetorët e ardhshëm të Pavarësisë së Kosovës të kemi një përparim të gjithëmbarshëm të shtetit tonë, e sidomos një perspektivë më të mirë për rininë e Kosovës. Çdo shoqëri për të pasur një të ardhme të ndritur, duhet të investojë në edukimin e mirëfilltë dhe arsimim cilësor si garancë për shkuar përpara. n 17 shkurt 2009 n 35


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.