Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

Page 34

NUMËR SPECIAL

anëtar i G-8. Vendimi për njohje është bërë publik nga kryeqyteti Tokio. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1956. 28. Kanada - Njohjen e ka bërë më 18 mars. Është anëtare e NATO-s dhe G-8. Është shtet që shtrihet në Amerikën Veriore. Vendimin për njohje e ka bërë të ditur nga kryeqyteti Otava. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1945. 29. Monako - Ka realizuar njohjen më 19 mars. Principata e Monako-s ka vetëm 31 mijë banorë dhe një sipërfaqe prej 1. 95 km2. Është shtet anëtar i OKB-së. 30. Hungaria - Po ashtu ka bërë të njohur vendimin për njohje më 19 mars. Në Prishtinë vepron Ambasada e Hungarisë. Është shtet anëtar i NATO-s dhe BE-së. 31. Kroacia - Një nga ish-republikat e Jugosllavisë. Ka bërë njohjen zyrtare më datë 19 mars. Në Prishtinë funksionon Ambasada e Republikës së Kroacisë. 32. Bullgaria - Ka bërë njohjen, me anën e një deklaratë nga Sofja më datë 20 mars. Në Prishtinë funksionon Ambasada e Republikës së Bullgarisë. Është shtet anëtar i NATO-s dhe BE-së. Është shtet në Juglindje të Evropës. Anëtar i OKB-së që nga viti 1955. 33. Lihtenshtajni - Ka bërë të ditur njohjen më 25 mars. Në Kosovë, në aspektin diplomatik, përfaqësohet nga Ambasada e Zvicrës. Për nga rregullimi shtetëror është principatë. Ka vetëm 32 mijë banorë dhe një sipërfaqe prej 160 km2. Pavarësinë e ka shpallur qysh në vitin 1806. Është shtet anëtar i OKB-së. 32 n 17 shkurt 2009

Kosova 34. Koreja Jugore - Ka bërë të njohur vendimin më 28 mars. Seuli zyrtar e ka bërë të ditur njohjen me një deklaratë zyrtare nga Ministria e Jashtme. Ky shtet e ka shpallur pavarësinë e vet në vitin 1945. Që nga viti 1991, është shtet anëtar i OKB-së. 35. Norvegjia - Më datë 28 mars, ka bërë të ditur njohjen me anën e një shkrese dorëzuar nga zyrtarët e zyrës së saj ndërlidhëse. Tani në Prishtinë funksionon Ambasada Norvegjeze. Është shtet anëtar i NATO-s. Pikërisht nga kryeqyteti Oslo u bë i ditur vendimi për njohje. Norvegjia e ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 1905. Është shtet anëtar i NATO-s. 36. Ishujt Marshall Kanë bërë të ditur vendimin për njohje më datë 17 prill. Kjo Republikë e vogël ka territor prej 181 km2, ka 56 mijë banorë dhe pavarësinë e ka shpallur në vitin 1986. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1991. 37. Nauru - Ky shtet ka bërë njohjen më datë 23 prill. Është një Republikë e vogël në Oqeanin Paqësor. Ka vetëm 12 mijë banorë. Pavarësinë e ka fituar në vitin 1968. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1999. 38. Burkina Faso - Data e njohjes 24 prill. Është një vend kontinental në Afrikën Perëndimore. Pavarësinë nga Franca e fitoi në vitin 1960. Është shtet anëtar i Konferencës së Vendeve Islamike dhe anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 39. Lituania - Data e njohjes 6 maj 2008. Është një nga 3 vendet baltike e cila pavarësinë e saj e ka shpallur në vitin 1990. Njohjen për pa-

Bota e Re varësinë e Kosovës e ka bërë të ditur nga kryeqyteti Vilnius. Është shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s. 40. San Marino Data e njohjes 11 maj 2008. Është një ndër republikat më të vjetra të rruzullit. Është shtet me sipërfaqe 60 km2 dhe vetëm 27 mijë banorë. Shtrihet në pjesën jugore të Evropës. Është plotësisht i rrethuar nga Italia. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1992. 41. Çekia - Data e njohjes 21 maj. Në Prishtinë tani funksionon Ambasada e Republikës çeke. Është shtet në Evropën Qendrore. Është shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Vendimin për njohjen e Kosovës e ka bërë nga kryeqyteti, Praga. 42. Liberia - Data e njohjes 30 maj. Është shtet që gjendet në pjesën perëndimore të Afrikës. Kryeqyteti i saj është Monrovia. Pavarësinë e saj e ka shpallur në vitin 1847. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1945. 43. Sierra Leone Data e njohjes 13 qershor. Kjo Republikë gjendet në Pjesën Perëndimore të Afrikës. Vendimin për njohje e ka bërë të ditur nga kryeqyteti i saj Freetown. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1961. Është anëtare e Konferencës së Vendeve Islamike. 44. Kolumbia - Bogota Zyrtare vendimin për njohje e ka bërë të ditur me datë 7 gusht. Është shtet që shtrihet në Amerikën e Jugut. Pavarësinë e saj e ka shpallur në vitin 1810. Është anëtare e OKB-së që nga viti 1945. 45. Belize – data e njohjes 7 gusht. Është shtet anëtar i Komonweltit. Shtri-


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.