Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

Page 29

Bota e Re

Dëshmorët

NUMËR SPECIAL

Fitues të dijes dhe lirisë

Adrian Rexhep Krasniqi (1972-1997)

Artim Sejdi Jashari (1974-1998)

Një ndër figurat më të ndritshme kombëtare në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit që shkoi, në luftë kundër regjimit shekullor serb, padyshim është edhe Adrian Krasniqi. Adriani lindi me 12 tetor 1972 në fshatin Vranoc të komunës së Pejës. Shkollën fillore e kreu në Baran, kurse të mesmen në Pejë. Ishte student në Fakultetin e Makinerisë dhe atë Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Adriani ishte ushtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), qysh nga maji i 1992-tës. Ra dëshmor në Kliqinë, me 16 tetor. 1997. Mban gradën Gjeneral-Major Postmortum.

Artim Jashari lindi me 2 korrik 1974 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Mitrovicë. Ishte student i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, si dhe student në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë të Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë. Ishte i martuar dhe la një fëmijë. Artimi ishte ushtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës. U plagos në një aksion kundër forcave serbe në stacionin e autobusëve në Mitrovicë. Vdiq nga plagët e marra në Mitrovicë më 6 maj 1998.

Remzi Bejtullah Maksuti (1974-1999)

Fazli Haxhi Jakupi (1971-1999)

Remzi Maksuti lindi me 13 gusht 1974 në fshatin Lubovec. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Skënderaj. Ishte student i Shkollës së Lartë Teknike në Mitrovicë ku e ka përfunduar me sukses. Remziu ishte komandant togu në brigadën 114 “Fehmi Lladrovci” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-së. Ra dëshmor me 28 maj 1999 në fshatin Vojtesh.

Fazli Jakupi lindi me 29 Dhjetor 1971 në fshatin Baks të komunës së Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në Qirez, ndërsa të mesmen në Skënderaj. Ishte student i mësimit klasor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Fazliu ishte ushtarë në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”, Batalioni i Dytë. Ra dëshmor në fshatin Dasheve të Skënderajt, me 23 maj 1999. 17 shkurt 2009 n 27


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.