Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

Page 24

NUMËR SPECIAL

Personalitet

Bota e Re

Ukshin Hoti, simbol i vetëdijes kombëtare Florentina QERIMI

M

r. sci. Ukshin Hoti - politikolog, publicist dhe personalitet i shquar politik. Lindi më 17 qershor 1943, në Krushë të Madhe të Rahovecit ku kreu edhe shkollën fillore. Shkollimin e vazhdoi në Normalen e Prizrenit dhe e përfundoi në Normalen e Prishtinës në vitin 1963. Shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu në Beograd në seksionin për marrëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi edhe në Universitetet amerikane: në Chicago, në Universitetin e Harvard në Boston si dhe në Washington D.C.. Në vitet e ’70-ta ushtroi detyra të ndryshme në pozita të ndryshme të rëndësishme të jetës politike dhe arsimore të Kosovës. Pas një diskutimi në një mbledhje në Fakultetin Filozofik në Prishtinë më 19 Nëntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kërkesat e studentëve shqiptar për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, ai u dënua me 9 vjet burg, të cilat nga gjyqi suprem u reduktuan në 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye në vendlindje ku u izolua. • Më 1990 punoi në Lubjanë(Slloveni) në revistat shqiptare “Alternativa”, "Republika" dhe "Demokracia Autentike DEA" si redaktor deri më 1991, kur u mbyllën ato. Pastaj u kthye në Prishtinë ku punoi për një kohë në Universitetin e Prishtinës ku ishte mësimdhënës në

Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Filozofik. Veç punimeve të shumta , ai botoi edhe dy vepra “Lufta e ftohtë dhe detanti", 1975 dhe • "Filozofia politike e çështjes shqiptare", 1995 Në mars të 1993 u burgos për herë të dytë pasi që një vit më parë kishte organizuar homazh për martirët e demokracisë në Brestovc. Në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi që kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë. Po ashtu më 1993 Hoti mori pjesë në tubimin mbarëkombëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik në Tetovë(Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm. Më 17 maj1994 e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e Kosovës.

Fati i Ukshin Hotit Më 16 maj 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi). Pas bombardimeve të NATO-së më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe. Mbi fatin e prof. Ukshin Hotit (prej 1999) nuk dihet më asgjë!

22 n 17 shkurt 2009

Të tjerët për Ukshin Hotin Akademik: Rexhep Qosja "Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica.

Ismail Kadare

“Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir... Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme." n


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.