Takvimi 2012

Page 43

Qasje

89

“Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur”. (Furkan, 2) Vëreni madhështinë e kësaj mrekullie të kompjuterit hyjnorë: ndodhin miliona procese dhe megjithatë, ekuilibri harmonik, që në saje të ligjeve të Allahut të madhërishëm qëndron në themel të krijimit të gjithçkaje në tokë, nuk ndryshon kurrë, siç bënë aluzion verseti kuranor: “(Ky është) Ligji i Allahut edhe ndër ata që ishin më parë, e në ligjin e Allahut nuk mund të gjesh ndryshim”. (Ahzab, 62) Një nga mrekullitë më të mëdha të planetit Tokë, të cilën Allahu i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm e pajisi atë përpara se të krijonte njeriun, janë substancat radioaktive që gjenden në sipërfaqen e Tokës, në raporte aq të përsosura, saqë nuk mund t’i krijojë as shkenca. Nga njëra anë gjendet uranium, që siguron energjinë bërthamore, i padëmshëm në gjendjen natyrore, por tejet i rrezikshëm kur pastrohet. Nga ana tjetër, karboni bën të mundur aktivitetin biologjik. Dhe sa të dobishme janë ujërat termale të banjave, të cilat përmbajnë sasi të lejueshme substancash radioaktive dhe kurojnë miliona njerëz në të gjithë botën. Shumë procese biologjike nuk mund të zhvillohen pa praninë e karbonit(14) në atmosferë. Në qoftë se kjo substance, raporti i së cilës është një për një million, do të rritej sado pak, do të përbënte një rrezik vdekjeprurës.

90

Takvim - Kalendar 2012

Në qoftë se izotopi i natriumit (24), do të ishte i pranishëm në ujërat minerale, të lahemi në këto ujëra do të ishte njësoj sikur të ishim të pranishëm në Hiroshimë, ditën kur qe hedhur bomba atomike. Le ta lexojmë, duke medituar me respekt këtë verset të Kuranit fisnik: “Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin! I Cili krijoi dhe përsosi, Dhe i Cili përcaktoi e orientoi”. (El A’ëla, 1-3) Toka dallohet nga planetët e tjerë se dendësia e saj kalon dendësinë e të gjithë planetëve, madje edhe të Diellit, dhe se graviteti i saj është mesatar. Për këtë Allahu i Madhërishëm në Kuranin famëlartë thotë: “A nuk e bëmë Ne Tokën që në gjirin e vet mban, të gjallë dhe të vdekur” (El-Murselat, 25-26) Fjala “kifat” në gjuhën arabe ka kuptimin e gravitetit, tërheqje, e mbledhur dhe e bashkuar. Pra, Allahu i Plotfuqishëm vendosi në Tokë një forcë tërheqëse, me të cilën ruhet ekuilibri e baraspesha mbi të duke siguruar një jetë të qetë për njeriun. Për forcën tërheqëse të Tokës, e cila bën që sendet të qëndrojnë mbi të, bën aluzion verseti kuranor në vijim: “A është Ai që Tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të rrjedhin lumenj, dhe asaj (Tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç Allahu zot tjetër? Jo, po shumica e tyre nuk e dinë.” (En-Neml, 61) Matematikani dhe fizikani Isak Njuton zbuloi ligjin e gravitetit, i cili thotë: “Çdo send që ka peshë dhe masë tërheqëse,


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.