Takvimi 2012

Page 179

Vështrim

361

- Shkolla Hanbelite është e afërt me shkollën Malikije lidhur me dhënien e kompetencave për kuvendin e arbitrazhit, që ta vazhdojë punën e tij deri në aprovimin e vendimit përfundimtar dhe detyrues, mirëpo, pasi të merret vendimi i arbitrazhit, asnjëra palë nuk ka të drejtë të ankohet. Nga sa u tha më sipër, mund të përfundojmë se shkollat juridike Hanefite dhe Shafiite anojnë nga “arbitrazhi me pajtueshmëri", ndërsa dy shkollat e tjera juridike, ajo Malikije dhe Hambelije, anojnë nga mendimi i “arbitrazhit që shpie në vendimin obligativ”. Të theksojmë edhe faktin se mbështetje për arbitrazhin gjejmë edhe tek rasti në mes të Ali bin Ebi Talibit dhe Muavije bin Ebi Sufjanit, kur që të dy kishin caktuar nga një përfaqësues të tyre për zgjidhjen e çështjes në formë arbitrare. Kurse që nga viti 1981 Organizata e Konferencës Islamike në Samitin e tretë të mbajtur në Kuvajt, aprovoi vendimin për arbitrazh në mes shteteve islame për çdo eksces, zënkë dhe konflikt të mbështetur në ligjet e Sheriatit islam. Ndërkaq tek shqiptarët arbitrazhi është shumë i hershëm dhe njihet me emrin “oda shqiptare e pajtimit”, të cilën e ka ndihmuar “institucioni i Besës”. Ajo që në Islam, - sipas hadithit, - quhet “betimi për mohuesin”, tek shqiptarët ishte “besa”, dhe ajo që në arbitrazhin bashkëkohor dhe Islam njihet si “arbitër” ose “trupi i arbitrazhit”, tek shqiptarët është i njohur “kryepleqnari” ose “burrat e pleqërimit”, përderisa ligji mbi të cilin mbështeteshin shqiptarët në zgjidhjen e problemeve dhe arbitrimin e tyre ishin: Ligji zakonor, Sheriati dhe Kanuni i Lekës. Kjo çështje varej nga vendi dhe situata si dhe nga kër-

362

Takvim - Kalendar 2012

kesat e palëve në konflikt, se me çfarë ligji ose zakoni dëshironin të zgjidhnin konfliktin ose problemet.

_________________________ Literatura e shfrytëzuar: - Kur’ani, përkthim me komentim në gjuhën shqipe, H. Sherif Ahmeti. - “Akdu tahkiim fi el-fikh el-islamij vel kanun el-vad’ij”, Dr. Kahtan Edeverij, botoi Darul Furkan li neshter ve tevzia, Bejurt, Liban 2002. -“Et-tahkiim fii esh-Sheriatul Islamije”, Mahmud Ali Es-Sartavij, Darul Fikr li-nesher ve Tevzia, Damask , Siri 1999. -“Et-Tahkiim El-Islamij fii nidhaam gajrul-Islamij”, Semire Ez-Zaim El-Munxhid, Botim privat, Jemen 2008. -“Hukmu tahkiim - Vefken likanun el-murafiaat el medenijetu ve-Texharub ve kanun Et-Tahkiim el-Kadaai-dersetu fii El-Kanuun ElKuvejti ve El-Kanuun El-Misrij, mukaren bil-fikh”, Botues Munsh’etu el-Meaarif në Aleksandri të Egjiptit. -“Et-Tahkiim ve Tehakum Ed-Develij fii El-Sheriatu El-Islamije”, Prof. Dr. Uxhejl Xhasim, Kuvajt 2003. -“Siretu En-Nebevijetu”, Ibni Hisham.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.