Takvimi 2012

Page 126

Pikëpamje

255

256

Kjo liri varet po kështu edhe nga liria e tjetrit. Ajo assesi nuk bën të cenojë lirinë e tjetrit.

Takvim - Kalendar 2012

KAPITULLI IV: SFIDAT E ISLAMIT PËRBALLË MODERNIZMIT

4. Mohimi i trashëgimisë – së kaluarës Trashëgimi islame konsiderohet ajo çfarë i kanë lënë këtij Ummeti (bashkësie fetare) mendjet e ndritura myslimane. Është ‘produkt mendor i myslimanit përgjatë shekujve’. Trashëgimia islame, prej A-Zh, nënkupton përpjekjet dhe mundin për të shërbyer për Kuranin dhe Sunnetin. E modernistët që jo vetëm mohojnë këtë të kaluar, po edhe mendojnë se duhet bërë revolucion ndaj saj, natyrisht që janë të refuzuar, kur dihet se këto janë baza dhe referenca të padiskutuara të Islamit31.

5. Njeriu ndërmjet modernistëve dhe Islamit Modernistët tentojnë që njeriun disi ta shenjtërojnë - hyjnizojnë, që ai të jetë qendra e kësaj gjithësie, që çdo gjë të shikohet nëpërmjet mendjes dhe nevojave të tij. Kjo, natyrisht se është gabim, ngase me këtë qëndrim njeriut vetëm sa do t’i shtohet dëshpërimi. Tretmani që Islami i bën njeriut, është shumë më logjik dhe më i ndershëm. Njeriu, ndonëse është qenia më e mirë, megjithëkëtë nuk është hyjnor. Allahu e nderoi atë duke e krijuar me duart e Tij32, atij ia nënshtroi gjithësinë dhe tërë ç’ka në të e melaiket - engjëjt i urdhëroi të bëjnë sexhde - përulje për të. E dalloi prej krijesave të tjera me të menduar, kurse për udhëzim për botën e padukshme, i dërgoi profetë. 31 32

Shih: http://saaid.net/mktarat/almani/70-3.htm Shih: Kurani, el-Infitar, 6-8.

1. Islami i sfiduar dhe sfidues Në rrethanat dhe ambientin në të cilat u shpall Islami, ishte e pamundur që të mos sfidohej. Sfidat ishin të çdo natyre e përmase; sfidohej konceptualisht, e edhe në forma tjera. Kur Profeti Muhamedi (a.s.) proklamoi monoteizmin (besimin vetëm në një Zot), ata menduan se kishte bërë diçka të paparë më herët, diçka që “mendja” nuk mund ta kuptojë dot33. Kuranin ua prezantonte si libër hyjnor, po e akuzonin për përralla34. Refuzuan edhe me arsyetimin se donin të mbanin traditën e baballarëve35. U fliste për jetën e amshueshme, e ata ia kthenin se nuk kemi jetë tjetër veç kësaj në këtë botë36. Kurani, natyrisht, demantoi këto qëndrime dhe atyre u foli, madje në raste të caktuara, edhe me logjikë të thjeshtë, po përsëri nuk kuptuan. Çështjen e besimit në një Zot e pa domosdoshmëri, ndryshe: “Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos Allahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë, është Allahu, Zoti i Arshit”.37 Në Kuran solli lajme e rrëfime nga e kaluara e largët, për të cilat askush nga arabët, rrjedhimisht as Profeti Muhamed (a.s.), nuk kishin di33

Kurani, Sad, 6. Kurani, el-En’ame, 25. 35 Kurani, el-Bekare, 170. 36 Kurani, el-Xhathije, 24.; el-Mu’minune, 82.; Kaf, 3. 37 Kurani, el-Enbija, 22. 34


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.