Takvimi 2012

Page 110

Jurisprudencë islame

223

kam kaluar atje. Ndërkaq, njeriu nuk mund të jetë edhe aq i sigurt në një vend, ku aplikohen ligjet shekullariste. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se masat ndëshkimore në Islam kanë për qëllim mbrojtjen e shoqërisë nga shkatërrimi dhe zvetënimi i saj. Lirisht mund të themi se këto masa ndëshkimore kanë pasur ndikim në çrrënjosjen e veprave penale, me vetë normimin e dënimeve dhe sanksionimin e ndëshkimeve. Dënimet e parapara në Islam kanë arritur të kenë sukses, më shumë me normimin e tyre sesa me aplikimin praktik. Ato, më shumë kanë ndikuar përmes aspektit teorik, sesa atij praktik. Këto dënime të rrepta, para së gjithash, kanë pasur për qëllim shërimin psikologjik të të sëmurëve nga këto sëmundje shoqërore, sesa që kanë rekomanduar (kanë pasur për qëllim) dënimin fizik. Në këtë mënyrë, e drejta islame, me mbështetje të fortë në bazat e fesë dhe të moralit islam, arrin të çrrënjosë dukuritë negative dhe pastron shoqërinë nga e gjithë ajo që anon nga negativitetet, në raport me sigurinë e shoqërisë, me qetësinë familjare dhe me dinjitetin e femrës.34

34

Dijalog Islamskih i Evropskih, op. cit., f. 127.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.