DITURIA ISLAME nr. 237

Page 4

editoriali

“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besuan Allahun dhe të dërguarin e Tij, që nuk dyshuan dhe që luftuan në Rrugën e Allahut me pasurinë dhe shpirtrat e tyre, të tillë janë ata të vërtetët.“

Huxhurat, 15

4

DITURIA ISLAME 237 | PRILL 2010

Loja me karikaturat dhe përdhosja e lirisë së shtypit (apo fondamentalizmi gazetaresk perëndimor) Nga pikëpamja pragmatike, imazhi ushtron efekte krejtësisht të ndryshme nga ato që ushtron shkrimi. Imazhi është burim i pjesëmarrjes. Komunikimi ikonik bëhet në shenjën e dallueshmërisë: dallim në mes imazhit dhe realitetit të jashtëm, nga njëra anë; dallim në mes subjektitspektator dhe botës së imazheve, nga ana tjetër. Shoqëria postmoderne dhe shteti modern kanë arritur të krijojnë botën e tyre – botën dytësore, botën “e demokracisë” dhe të “lirisë” – si realitet të vetëm, në të cilin nuk ka vend për realitetin mbinatyror, për “realitetin hyjnor”. Për shkak të këtij horizonti ideor, bashkëkohanikët tanë thjesht bëhen të paaftë të hapen për “realitetin hyjnor”, të dëgjojnë dhe të kuptojnë Fjalën Hyjnore dhe respektin ndaj të dërguarve të Zotit. Mu për këtë arsye edhe filozofi Genon këtë kohë e ka quajtur “epokë e errët” ose kohë “e dhembjes botërore”, për shkak të “vdekjes” së Zotit (Niçe). Përfundimisht, shtypi në Perëndim tashmë ka humbur busullën në kuadër të mbjelljes dhe kultivimit të respektit për figurat fetare dhe sidomos ndaj Pejgamberit a.s.. Kjo që po ndodh në shtypit perëndimor, mund të klasifikohet vetëm si një aversion, inat, fanatizëm e pse jo edhe fondamentalizëm i këtij lloj shtypi. Botimet e karikaturave që ata mendojnë se fyejnë personalitetin e krijesës më të dashur të Allahut xh.sh., janë vetëm një kumt i keq, që sjellin mediet e tilla duke luajtur me zjarr dhe humbje e esencës së ekzistimit dhe funksionimit të medies dhe rolit që duhet të ketë ajo në formimin e opinioneve të shëndosha në shoqëri. Në këtë vazhdë, gazeta suedeze “Expressen” u është bashkuar gazetave të tjera që patën botuar karikaturat e Profetit më të dashur të Allahut, Muhamedit a.s., edhe pse drejtuesit e kësaj gazete thonë se këto karikatura janë botuar për shkak të vlerës së lajmit që japin vizatimet, si dhe ka bërë të njohur qëndrimin e vet lidhur me lirinë e shtypit. Sipas publikimeve të mërkurën, më datë 10 mars 2010, së paku tri gazeta suedeze publikuan këto karikatura të Profetit Muhamed a.s., që në faqet e tyre i kishin paraqitur në trup qeni, pas zbulimit të planit për vrasjen e artistit që është autori i tyre. Vizatimet kundërthënëse nga artisti suedez Lars Vilks, janë botuar në gazetat e Stokholmit “Dagens Nyheter” dhe ‘Expressen” si dhe në të përditshëm e Malmos “Sydsvenska Dagbladet”. Gazeta “Dagens Nyheter”, në editorialin e saj shkruan se Vilksi nuk është ngatërruar vetëm në këtë konflikt. Kërcënimi ndaj tij është afatgjatë dhe, po ashtu, ai është një kërcënim për të gjithë suedezët. Vilks ka marrë disa kërcënime me vdekje që nga publikimi i parë i vizatimeve në një gazetë suedeze, në vitin 2007, një vit pasi botimi i karikaturave të Muhamedit a.s. në gazetën daneze “Jyllands Posten” kishte nxitur protesta të ashpra nga shumë vende myslimane.Nga ana tjetër, Al-Qaeda për kokën e tij në vlerë kishte shpallur shpërblimin prej 100 mijë dollarësh. Vallë, kush po nxjerr në skenë këso lojërash të rrezikshme? Kush po mbjell vrasje dhe urrejtje fetare? Kush po tregon idiotizëm të paparë në historinë njerëzore? Çfarë vlerash të lajmeve përçojnë këto medie? Mos është më mirë që këto medie të merren me skandalet që kanë mbërthyer kishat gjithandej Perëndimit, përfshirë edhe qendrën e shenjtë të tyre, Vatikanin?!Mediet perëndimore dhe politikat mediale të këtyre vendeve, duhet të bëjnë dallimin apo të mësohen të bëjnë dallim në mes figurave artistike ditore, që përdhosen e përbuzen çdo ditë, dhe nga ana tjetër, të figurave që janë dërguar nga Zoti i gjithësisë e që në vetvete janë të mbrojtur dhe të pastër nga shpifjet e tilla!... Mr. Rexhep Suma


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.